Ari Halinani i cili mbeti i plagosur në makinën ku u vra Nelgert Pata tha se atentatorët u afruan shumë pranë automjetit të cilin drejtonte dhe qëlluan me breshëri ndaj Patës, ndonëse plumbat prekën dhe atë. Sipas 38-vjecarit personat ishin të maskuar dhe kishin zënë pritë në aksin Fier – Seman në vendin e quajtur Qenas, ka dëshmuar për policinë.
Pak minuta më pas policia gjeti mjetin e braktisur të atentatorëve, por dhe dy armët që u përdorën në krim. Makina tip “Benz” me portobagazh u gjet e djegur në fshatin Zhupan. Ekspertiza balistike nuk ndihmoi pasi nuk u gjet asnjë gjurmë. Nelgert Pata është një emër i njohur për drejtësinë në vend. Ai është dënuar nga Gjykata e Lartë me 9 vite burg për akuzën e shfrytëzimit të prostitucionit së bashku me babain e tij Astrit Pata.
Me 21 gusht të këtij viti ai shpëtoi një tjetër atentati në rrugën e Kavajës, pranë ish-parkut të autobusëve. Ndonëse kërkohej nga policia për moskallëzim krimi, Pata preferoi të zgjidhte vetë konfliktet mes bandave. 34-vjecari dyshohet se ka lidhje me Jani Aliajn dhe Renato Milloshin, dy të kërkuar për vrasjen e Elton Çiçës në maj të këtij viti.
Nga ngjarjet kriminale të ndodhura mes dy grupeve dyshohet të jetë edhe plagosja e Andi Mustafarajt në tetor në një lokal pranë ish-ekspozitës në Tiranë. Mustafaraj kishte patur lidhje të ngushta me Elton Çiçën. Këtu është përqendruar dhe pista kryesore e hetimit të policisë së Tiranës, e cila ka marrë në pyetje Mustafarajn.
Burime pranë uniformave blu thanë se i riu që mbeti i plagosur në lokal dyshohet se ka dijeni për atentatorin ndonëse nuk dha identitetin e tij. Deri më tani përplasja mes bandave të Elton Cicos dhe Jani Alisë ka lënë pas 4 viktima 5 persona të plagosur dhe 4 atentate të dështuara për eliminimin e rivalëve. Vizion+
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/