Pas deklaratës së Taulant Ballës se është njoftuar Policia e Shtetit, për marrjen me forcë të Sali Berishës për të dëshmuar në Komisionin e Hetimor Parlamentar për çështjen CEZ, ka reaguar zyra e shtypit e ish-kryeministrit.
Deputeti i Partisë Demokratike e cilëson si sharlatanizëm këtë deklaratë dhe shpjegon arsyen dhe të vërtetën e mungesës së tij në këtë komision.
Deklarata e plotë e Sali Berishës
Ju njoftoj se zoti Berisha nuk është paraqitur sot në Komisionin Hetimor Parlamentar për CEZ për arsye objektive, gjë e cila është bërë me dije zyrtarisht në komision nga nënkryetari i këtij komisioni, zoti Arben Ristani.
Zoti Ristani ka njoftuar gjithashtu se zoti Berisha do jetë i pranishëm në mbledhjen e radhës së këtij komisioni.
Çdo deklaratë e bërë nga Taulant Balla është si gjithmonë, thjesht një sharlatanizëm i bërë nga një individ i pafytyrë dhe pa identitet.
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/