BATUTAT/ Braho – Kodhelit: Ti e shkrep ndonjëherë, po këta policët e...

BATUTAT/ Braho – Kodhelit: Ti e shkrep ndonjëherë, po këta policët e Tahirit…

59
0
Shares

Mbledhja e sotme e Komisionit të Sigurisë ka pasur debate lidhur me buxhetin për modernizimin e Forcave të Armatosura, gjithashtu edhe refuzimin e një dite më parë nga presidenti Bujar Nishani për t’i dhënë një mandat të tyre Jeronim Bazos në krye FA.
Kreu i Shtetit refuzoi të firmosë dekretin për riemërimin e Bazos në këtë detyrë, propozim ky i bërë nga kryeministri Rama.
Kodheli tha se “nuk jam njoftuar ende zyrtarisht për mosdekretimin e major Bazos”, por e quajti “procedurë rutinë, nuk bllokon punën e Forcave të Armatosura”.
Sipas ministres Mimi Kodheli, “Presidenti Nishani ka tagrin e vet të refuzojë”.

Batutat




Spartak Braho: Në Sazan del tym që do thotë se bëhet stërvitje. Ti e shkrep ndonjëherë po këta policët e Saimir Tahirit ehë…
Mimi Kodheli: Në 2017 kemi objektiva ambicioze. Do dyfishojmë misionet në Afganistan. Dhe në KFOR. Sot në mesdite anija “Oriku” do të niset në Egje në ndihmë të emigrantëve nga lindja e mesme. Do të kemi rritje 5-7% të pagave të ushtarakëve. Kjo është rritja e parë që pas të 2014-ës. Do modernizojmë Forcat e Armatosura. Sasia prej 5 mijë armësh automatike qëdo marrim nga Italia vlen 10 mln euro. Italia e ka kaluar me ligj në parlamentin italian. Besoj miratohet ditët e para të dhjetorit. Do blejmë mjete të blinduara, sepse tani lëvizim me mjete të lehta. Brenda 10 ditësh do lidhim marrëveshje me SHBA për 250 mjete të blinduara.
Spartak Braho: Nga këto armët që dhurojnë italianët më del 2 mijë euro 1 pushkë…
Mimi Kodheli: Aq është.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY