Dy të rinj humbën jetën sonte në qendër të Tiranës pas një aksidenti të rëndë me motor.
Rreth orës 21:20, në bulevardin “Bajram Curri”, pranë urës së “Bllokut”, drejtuesi i motorrit me targa “AP 105” dhe pasagjeri pas tij ka humbur kontrollin dhe për pasojë është rrëzuar.
Drejtuesi i motorrit dhe pasagjeri u dërguan menjëherë në S.Q.U. në gjendje të rëndë shëndetësore.
Dy shtetasit që udhëtonin me motorr, të identifikuar me inicialet, K. H., 21 vjeç dhe E. D., 22 vjeç, rreth orës 21:50, kanë ndërruar jetë në Spital, si pasojë e dëmtimeve të marra, njoftoi policia.
Grupi hetimor në vendin e ngjarjes po kryen veprimet hetimore.
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/