Prandaj vrau veten në Durrës 36-vjeçarja

Prandaj vrau veten në Durrës 36-vjeçarja

90
0
Shares

Një 36 vjecare i dha fund jetës në mesnatën e kaluar pas një traume që pësoi nga humbja e të shoqit 10 ditë më parë.

Nëna e dy fëmijëve i dha fund jetës me çiften e vëllait, dhjetë ditë pasi humbi bashkëshortin.

Ngjarja ka ndodhur rreth orës 00:15 të së shtunës, ku policia bëri të ditur se shtetasja me inicialet A.T., 36 vjeçe, banuese në Durrës, ka qëlluar veten me armë gjahu tip çifte dhe ka humbur jetën pak minuta më vonë.

Gruaja e ka kryer aktin në gjendje të rënduar psikologjike në shtëpinë e prindërve të saj. Pak pas mesnate, ajo ka marrë armën dhe ka qëlluar veten. Familjarët kanë tentuar ta nisin me urgjencë për në spital, por pa mbërritur në duart e bluzave të bardha, 36-vjeçarja ndërroi jetë. Policia bën me dije se nga kryerja e veprimeve hetimore rezultoi se shkak i këtij vetëflijimi ka qenë gjendja e rënduar psikologjike e viktimës. 36-vjeçarja kishte humbur bashkëshortin (vdekje natyrale) dhjetë ditë më parë dhe po kalonte momente të vështira emocionale.

Ajo vuante edhe nga sëmundja e epilepsisë, çka e kishte ngarkuar më shumë atë psikologjikisht për shkak të pamundësisë për t’u kuruar. Viktima ishte e papunë dhe të vetmen të ardhur për familjen e siguronte bashkëshorti i saj, i cili gjithashtu nuk kishte një punë stabël.

Arma me të cilën u krye vepra penale u sekuestrua në cilësinë e provës materiale, ndërkohë që kjo çështje i kaloi Prokurorisë së Rrethit Gjyqë- sor Durrës për veprën penale “shkaktimi i vetëvrasjes”. Policia nuk bëri të ditur nëse do të ketë persona të arrestuar, në qoftë se arma në banesë rezulton të ketë qenë pa leje.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY