Nelgert Pata, që u vra sot në Fier gjatë një atentati është emër i njohur për policinë që prej 8 vitesh.
Në vitin 2008 ai u arrestuar bashkë me të atin, Astrit Pata nën akuzën për shfrytëzinm prostitucioni me një urdhër porosi të ardhur nga Norvegjia.
Ata u denoncuan nga Silvana K. nga Memaliaj me vendbanim në Gjermani. Sipas saj, në vitin 2004 ajo ishte njohur me Astrit Patën në lokalin e të vëllait të tij në Tepelenë, ku vajza punonte si kameriere. Astrit Pata i kishte kërkuar më pas të shkonin së bashku për pushime në Greqi.
Më pas ai e kishte dërguar me dokumente false në Norvegji, ku e kishte pritur djali i tij, Nelgerti, në atë kohë sapo kishte mbushur 20 vjeç, i cili i kishte kërkuar të punonte si prostitutë.
Të pandehurit Astrit dhe Nelgert Pata, akuzohen gjithashtu për trafikimin në tetor të 2005-ës të një tjetër gruaje, nënë e një fëmije.
Kësha here ka qenë Nelgerti që ka kryer rekrutimin. Ajo ishte njohur në Greqi me Nelgertin, i cili e kishte mashtruar se do t’i gjente një vend pune si kameriere në Norvegji. Por më pas, e kishte detyruar të dilte të prostituonte.
Po këtë vit Pata u qëllua me një armë snajper mw 21 gusht te ketij viti, tek parku i Autobuzëve në Tiranë por i shpëtoi atentatit vetëm një plagë të lehtë në vesh. Policia nuk e gjeti në vendngjarje.
Nelgert Pata në atentatin e parë që u krye ndaj tij u dyshua se kishte lidhje edhe me vrasjen e Elton Çiços. Ai eshte nje nga personat e kerkuar per kete vrasje me dyshimin se ka qene I perfshire direkt ne egezekutimin e Cicos.
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/