KOLONJË/Djali i socialistes së Barmashit, edhe ka rrahur, edhe është rrahur

KOLONJË/Djali i socialistes së Barmashit, edhe ka rrahur, edhe është rrahur

50
0
Shares

Djali i kryetares së socialistëve të Barmashit do të përfundojë në gjykatë pasi edhe ai ka rrahur por aq sa e kanë rrahur.

Policia ka zbardhur rastin e incidentit që ndodhi në fshatin Barmash gjatë votimeve në këtë njësi administrative.

Njoftimi i policisë:

Gjatë ditës së sotme nga ana e specialistëve të Seksionit për Krimet në Komisaraiatin e Policisë Kolonjë, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Korçë, për shtetasit :

• Gledis Zace, 25 vjeç, banues në fshatin Barmash (neni 150) dhe

• Artan Luku, 43 vjeç, banues në Durrës (neni 90)

Procedimi ndaj tyre filloi pasi, dyshohet se më datë 20.11.2016, në orën 12:30, rreth 30 m larg Qendrës së Votimit nr 4024, në fshatin Barmash, këta shtetas pas një konflikti për motive të dobëta, janë konfliktuar fizikisht me njëri- tjetrin.

Nga ana e Policisë, është bërë shoqërimi i të dyja palëve në Komisariat dhe nga marrja e deklarimeve respektive të tyre, rezulton se shtetasi A.L e ka goditur shtetasin G.Z, me grushta në pjesë të ndryshme të trupit duke i shkaktuar dëmtime të lehta trupore. Ndërsa ky i fundit, si pasojë e përplasjes fizike i ka thyer shtetasit A.L, një palë syze optike në pronësi të tij.

Materialet në ngarkim të tyre i kaluan Prokurorisë, për veprat penale: “Shkatërrim i pronës” dhe “Dëmtime të tjera me dashje”.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY