DOSJE/Kordoni i zi i vrasjeve dhe atentateve mes Elton Çiçës dhe Jani...

DOSJE/Kordoni i zi i vrasjeve dhe atentateve mes Elton Çiçës dhe Jani Aliajt

132
0
Shares

Nelgert Pata, është viktima e rradhës në një konflikt 16 vjecar mes dy personave të tjerë, Elton Çiçës, tashmë i vrarë edhe ai dhe Jani Aliajn.

Si nisi konflikti:

Në fshatin me emrin Zhabakin, në mesin e vitit 2000, Jani Alia goditi për vdekje me thikë djalin e shtetasit Shyqo Ballazhiu, nga Tepelena. Viktima, E. Ballazhiu 20 vjeç, ishte shoku i fëmijërisë së Elton Çiçës, bashkëmoshatar i tij. Ata ishin rritur bashkë në Tepelenë dhe Çiça ishte interesuar shumë për të mësuar se kush ishte autori i vrasjes së shokut të tij.

Në momentin që e ka marrë vesh se autori ishte po ashtu nga Tepelena dhe sapo ka mësuar emrin e tij, Çiça i ka dërguar fjalë në burg Alisë, duke i thënë se do merrte hak për këtë vrasje. Jani Alia, në atë kohë 23 vjeç, ishte arrestuar nga Policia helene dhe ndodhej në paraburgim. Rreth 3 vite më vonë, ndodh që arrestohet në Greqi edhe Elton Çiça.

Dy tepelenasit rastis të përballen në të njëjtin vend, në Burgun e Koridhalosë, Alia i dënuar me 18 vjet burg për vrasje dhe Çiça me 5 vjet për drogë. Aty ndodhi përplasja e parë fizike mes tyre, pasi Çiça plagosi me thikë Alinë kur ndodheshin në ajrim. Disa javë pas kësaj ngjarje, Jani Alia del me leje nga burgu, pasi kishte bërë 10 vjet, por nuk kthehet më në burg dhe shpallet në kërkim nga Policia greke. Pak kohë më pas lirohet edhe Elton Çiça, pasi përfundon dënimin. Pas këtij momenti nisin edhe atentatet.

30 mars 2015 Zanafilla e konflikteve është grabitja dhe dhunimi i prindërve të Elton Çiços në 30 mars të vitit 2015. Tre persona grabisin dhe dënojnë prindërit e Çiços në Tepelenë duke i marrë 5 mijë euro. Çiço i dyshuar si i përfshirë në trafikun e drogës, do të hakmerrej për grabitjen dhe dhunimin e prindërve të tij.

10 qershor 2015 Elton Çiça shënjestrën të parin nga tre grabitësit dhe dhunuesit e prindërve. Ai është Robert Rama i cili u ekzekutua në qershor të vitit 2015. Për këtë u shoqërua disa herë Çiço dhe familjarë të tij, por asnjëherë nuk u provua lidhja e tyre me ekzekutimin e Ramës.

4 maj 2015 Elvis Imeri, një prej të akuzuarve si grabitësit e prindërve të Çiços do të gjente në mjetin e tij një sasi eksplozivi. Ai i shpëtoi për mrekulli atentatit.

9 dhjetor 2015 Në Kombinat Elton Imeri vëllai i të dyshuarit si grabitës Ervis Imeri do të binte pre e një atentati ku do të pësonte dëmtimet të rënda në gjymtyrët e poshtme.

10 janar 2016 Jani Alia u tentua të ekzekutohej nga Elton Çiça më 10 janar të këtij viti në Tiranë, tek Rruga e Kavajës. Çiça qëllon disa herë në drejtim të tij me armë zjarri, por nga plumbat plagoset vetëm një person i rastësishëm me inicialet A.Q. Policia nis hetimet për ngjarjen dhe zbulon se objekti i këtij atentati ishte pikërisht Jani Alia, i cili në atë moment kishte në përdorim një makinë tip “BMVV X6”, me targë AA 727…, të cilën më pas e zhduku.

Mars 2016 Elton Çiçës i bëhet një atentat te Parku i Autobusëve, por ai arrin të shpëtojë.

Maj 2016 Por kur ende s’është mbushur një vit nga grabitja e të moshuarve zinxhiri i vrasjeve vazhdon dhe më 1 Maj 2016 me dy plumba pistoletë me mulli ekzekutohet Elton Çiça, 36-vjeçari djali i madh i familjes së grabitur në Tepelenë.

21 gusht 2016 Një prej armiqve të Elton Çoçës, i dyshuar edhe si një prej autorëve të vrasjes së tij, Nelgert Patës, i bëhet atentat me snajper para pallateve “Delijorgji”, në Rrugën e Kavajës, në Tiranë. Burime nga grupi hetimor thanë se 34-vjeçari Pata është tentuar të vritet më 21 gusht, për hakmarrje në lidhje me vrasjen e Elton Çiçës. Atë ditë ai sapo kishte ardhur nga Gjirokastra në Tiranë, me një automjet tip “Benz”, të blinduar, ngjyrë të zezë, të cilën e kishte parkuar në anë të trotuarit. Nga pamjet e kamerave të sigurisë, 34-vjeçari duket kur është përkulur duke mbajtur kokën me duar, pasi ishte plagosur. Ndërsa në një kënd tjetër të kamerave, nga ku edhe është identifikuar, atij i shquhet edhe fytyra. Pata duket nga afër që ishte plagosur në vesh dhe pas kokë, pasi kishte shenja gjaku dhe duart i mbante vazhdimisht në kokë. Pas ngjarjes ai është kthyer mbrapsht nga ishte duke ardhur dhe më pas nuk është gjetur asnjë shenjë e tij.

28 tetor 2016 Një 29-vjeçar mbeti i plagosur rëndë në një atentat të organizuar ndaj tij, teksa po pinte kafe i vetëm në një lokal pranë Drejtorisë së Policisë së Tiranës. Andi Mustafaraj, u qëllua tri herë me pistoletë nga një person që ndodhej si pasagjer në makinën që iu afrua pranë lokalit ku ndodhej i riu dhe pas të shtënave u largua me shpejtësi në rrugicën përkrah ish-Ekspozitës. I plagosuri është mik i ngushtë i Elton Çiçës.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY