Ndeshja e basketbollit Vllaznia – Tirana e luajtur ditën e djeshme në qytetin e Shkodrës ka degjeneruar në dhunë dhe pas incidenteve të njëpasnjëshme është ndërprerë tërësisht.
Një video e publikuar nga kanali rajonal “Tv1Chanel” tregohet momenti kur lojtari i Tiranës, godet me grusht trajnerin e Vllaznisë.
“Dje në Shkodër është luajtur ndeshja e basketbollit Vllaznia – Tirana. Pas provokimeve të vazhdueshme nga lojtarët e Tiranës ka pasur incidente duke bërë që ndeshja të ndërpritet. Lojtari i Tiranës, Karaj goditi me grusht trajnerin e Vllaznisë, Gjeçaj. Ky është një turp për basketbollin shqiptar sesi një lojtar profesionist godet me grusht një trajner kundërshtar”, shkruan qytetari për “Shkodra News”.
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/