VENDIMI/ Nënkoloneli arratiset familjarisht jashtë shtetit, Gjykata e dënon me burg

VENDIMI/ Nënkoloneli arratiset familjarisht jashtë shtetit, Gjykata e dënon me burg

208
0
Shares

Një ushtarak është dënuar nga Gjykata e Rrethit Gjyqësor Tiranë, me dy muaj burg, pasi mësohet dhe provohet se ai është arratisur familjarisht jashtë vendit.
Ndërsa gjyqi ndaj Nënkolonelit të Zbulimit është zhvilluar në mungesë, mësohet se më herët atij i ishte refuzuar kërkesa për daljen rezervë.
Sipas
vendimit
të Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë, mësohet se ne kete Gjykate Organi i Prokurorise ka sjelle per gjykim te pandehurin Ermir Begaj i akuzuar per kryerjen e vepres penale ushtarake te “Mosparaqitjes se oficereve dhe nenoficereve aktiv”, parashikuar nga Neni  37/1 i  Kodit Penal Ushtarak.
Nga aktet në gjykatë, rezulton se ne baze te grafikut te lejeve te zakonshme i pandehuri Ermir Begaj ka qene i planifikuar dhe ka filluar lejen e zakoneshme nga data 14. 09. 2015 – 14. 10. 2015. Pikerisht gjate periudhës qe i pandehuri ka qene me leje te zakoneshme, ne datën 23. 09. 2015 i ka paraqitur nje kerkese “Per dalje ne rezerve”, Shefit te Shtabit te Pergjithshem te Forcave te Armatosura, kerkese e cila pasi eshte diskutuar, me shkresën nr. 8085/1 prot. date 06. 10. 2016 te Drejtorit te Personelit te Shtabit te Pergjithshem te Forcave te Armatosura i eshte kthyer përgjigje se kërkesa e tij per dalje ne rezerve nuk miratohet duke mosvijuar procedurën e metejeshme.
Por ndonëse sa sipër, i pandehuri me gradën Nënkolonel, pas përfundimit te lejes se zakoneshme qe nga data 15. 10. 2015 dhe ne vazhdim nuk eshte paraqitur me ne detyre duke bere ne kete menyre qe Shtabi i Pergjithshem i Forcave te Armatosura me shkresën nr. 719/2 prot. date 27. 01. 2016 ta kallzoje per ndjekje penale .
Ne lidhje me faktin penal per te cilen i pandehuri Ermir Begaj akuzohet, gjykata çmon se me provat qe u administruan, fajesia e tij rezulton e provuar po keshtu edhe kualifikimi ligjor i vepres penale ushtarake, i drejte.
Deklarimin e mungeses se te pandehurit si edhe mbrojtjen e interesave te tij kryesisht  gjykata e realizoj pasi, pas njoftimit ne menyre te perseritur te te pandehurit, gjykata u be me dije nepermjet shkreses nr. 3738/1 prot. date  20. 07. 2016 te Komisariatit te Policise Nr. 2 ne Tirane, se tashme i pandehuri Ermir Begaj, ashtu siç konfirmohet edhe nga te dhënat e sistemit TIMS ai ndodhet familjarisht i larguar jashtë shtetit.

Në përfundim të gjykimit, Gjykata ne baze te Nenit 384 e 390 te Kodit Proçedures Penale dhe 37 te Kodit Penal Ushtarak:

VENDOSI

-Deklarimin fajtor te te pandehurit Ermir Asqeri Begaj per kryerjen e vepres penale te “Mosparaqitjes se oficereve dhe nenoficereve aktiv” dhe ne baze te Nenit 37/1 te Kodit Penal Ushtarak e denon ate me 2 (dy) muaj burgim.
-Vuajtja e denimit do te filloj me venien ne ekzekutim te ketij vendimi pasi ai te marr forme te prere.
-Shpenzimet proçeduriale te kryera ne fazen e hetimeve paraprake si edhe ato gjyqesore i ngarkohen te pandehurit.
-Kunder vendimit lejohet ankim sipas Ligjit ne Gjykaten e Apelit Tirane.
U shpall sot në Tiranë më date 01 Nentor 2016.

S E K R E T A R E                                              G J Y Q T A R

Dasantila  BEJKO                                               SOKOL TONA

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY