Shqipëria dhe Rajoni, Migrimi në vitet 1990 – 2015

Shqipëria dhe Rajoni, Migrimi në vitet 1990 – 2015

112
0
Shares

Open Data Albania po hulumton mbi të dhëna lidhur me Migrimin në Shqipëri e Rajon.   
Sipas këtij hulumtimi viti 2000 ka treguesin më të lartë në Shqipëri sa i takon Stokut të Emigrantëve. Në këtë vit numri i numri i njerëzve të lindur në një vend të ndryshëm nga vendi në të cilin jetojnë, dhe të huajt pa shtetësinë e vendit të qëndrimit, për Shqipërinë ishte 76 695 persona.
Në vitin 2015, gjendja e emigrantëve në vendin tonë është rreth 58 mijë persona. Ky indikator shfaqet sipas pesëvjeçareve.
Sipas Open Data Albania, në Rajon si vlerë totale Shqipëria krahasohet me Bosnjën, për nga stoku i migrantëve ndërkombëtarë ndër vite. Vlerë të lartë të gjendjes së migrantëve e shënojnë Serbia, përkatësisht 807 mijë në vitin 2015, dhe Kroacia, 577 mijë migrantë.
Europa në vitin 2015 shënon mbi 85 milionë individë të lindur në një shtet të ndryshëm nga ai ku janë rezidentë, përfshirë refugjatët, ndërsa bota shënon mbi 243 milionë individë të kësaj kategorie.
Rreth 3 për qind e banorëve të botës lindin në një vend të ndryshëm nga vendi i banimit, ose janë të huaj pa shtetësinë e vendit të qëndrimit. Ndërkohë në Europë rreth 8 për qind  e popullsisë kanë statusin e emigrantit.
Shqipëria, ka një vlerë më të ulët të këtij indikatori (përqindja e banorëve me status refugjati), rreth 2 për qind.
Në Shqipëri, ashtu si dhe në vendet e tjera të Rajonit, numri i personave që hyjnë (akumulative), shtetas dhe jo shtetas, është më i vogël së numri i personave që dalin nga territori i vendit.
Në pesëvjeçarin 2008-2012, sipas ODA janë të dalë zyrtarisht nga territori rreth 92 mijë persona më shumë se sa kanë hyrë. Në të njëjtin hark kohor Europa ka një vlerë të Migrimit Neto, në vlera prej 5.5 milionë.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY