SALI BERISHA/ Rama dhe Lindita meritojnë, jo salcën por, bojën e këpucëve!

SALI BERISHA/ Rama dhe Lindita meritojnë, jo salcën por, bojën e këpucëve!

63
0
Shares

Te dashur miq, ne mediat sociale dhe sondazhet on-line qe nuk mund ti kontrolloje dhe manipuloje qeveria, qindra mijera qytetare shprehen ne forma te ndryshme mbeshtetjen dhe aprovimin e tyre te plote ndaj aktit guximtar te mosbindjes civile dhe plotesisht demokratik te studentes Mirela Ruka, e cila bojatisi me salce ministren shkaterrimtare te sistemit arsimor Lindita Nikolla.
Ky solidaritet i jashtezakonshem ndaj Mireles, aktit te saj, shpreh ne vete nje proteste masive virtuale ndaj krimit te shemtuar qe Edi Rama dhe masha e tij Lindita kryen me antireformen e arsimit te larte me te cilen ata:
– Mbyllen dyert e universiteteve te vendit per dhjetera mijera vajza dhe djem te familjeve te varfera shqiptare dhe i shnderruan universitetet ne molle te ndaluar per femijet e ketyre shtresave
– Me udhezimet e saj, fund e krye korruptive ne sistemin e pranimeve, Edvini dhe Miss Korrupsioni apo “madam Salca” detyruan mijera studente, shume prej tyre edhe te shkelqyer qe te regjistrohen duke paguar secili mijera euro ne universitet e klienteles, te cilat ndajne fitimn e tyre per cdo pranim te detyruar me Edvinin dhe Linditen!
Po ju rikujtoj ketu se ishte po kjo Lindite qe publikisht u betua dhe sterbetua se me testin e dyte nuk do mbeste njeri jashte universiteteve publike por kur mbeten mijera e mijera syresh ishte po kjo Lindite qe heshti si fije bari
Me udhezimet e tyre per masterin, Edvini dhe Miss Korrupsionin caktuan afatin e fundit te rregjistrimit per master ne universitet publike nje dite para dates se provimit te shtetit te studenteve, ne menyre qe ata te mos mund te regjistroheshin nderkohe qe universiteteve te klienteles qe iu marrin 8 mije euro per master studenteve, dhe qe ju caktoi si date te fundit te regjistrimit per master jo daten 13 tetor por 20 nentor, duke siguruar keshtu per xhepat e vet dhe te Edvinit 4000 euro per cdo master!
Ndaj salces ne fytyren e Lindites reagoi me shpejtesi dhe me metoda te vjetra, nomenklatura e kleptokracise e dirigjuar nga Rama. Ky i fundit mobilizoi militantet e PS me mandat dhe pushtet per te demonizuar Mirelen dhe derdhur lot krokodili per Linditen, shoqe, grua, nene.
Me kete rast dua t’u them ketyre zonjave se eshte e vertet qe Lindita eshte grua, nene, bashkeshorte, por Lindita eshte nene, bashkeshorte dhe grua qe njelloj si ju eshte e qendisur me ar, me brilante dhe diamante luks e salltanete qe shkon ne pune me nje veture luksoze, ulet ne nje zyre superluksoze, e shoqeruar nga badiguarde gjobvenes dhe qe shkollon femijet ne shkollat me te mira te botes.
Linditen, njelloj si ju qe e mbroni, pushteti, grykesia e kane bere shpirt kazme, dhe per t’u pasuruar edhe me shume si e pangopur ju vrau endrren universitare, ju mbylli dyert e universiteteve te vendit dhjetera mijera maturanteve. Ajo zhyti ne pikellim e deshprim te thelle dhjetera mijera nena, gra, bashkeshorte, motra, te cilat, per ate dhe ju nuk ekzistojne sepse asnjera prej tyre nuk ka luksin tuaj dhe te Lindites, perkundrazi, shumica e tyre mezi mbijetojne dhe kishin si shprese te vetme per nje jete me te mira shkollimin dhe diplomimin e femijes se tyre, te cilin Lindita, ne emer te xhepave te vete dhe mentorit te saj Rames e shkaterroi.
Me kete kete rast pergezoj dhe nje here Mirelen per kurajon e saj qytetare, kurse Rama dhe Lindita, qe u nxine jeten, u vrane endrenr dhe shpresen dhjetera mijera te rinjve shqiptar, meritojne jo salcen por bojen e kepuceve!
Duke perfunduar, iu beje thirrje studenteve, gjimnazisteve, prinderve te tyre dhe mbare qytetareve te solidarizohen me Mirelen dhe te ngrihen ne protesta, mosbindje civile te shporrin nga pushteti kliken e hajnave ne emer te te ardhmes se femijeve tane!

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY