Një konflikt i lindur nga hedhja e një fishekzjarri në ambientet e një bilardoje, i ka kushtuar 10 vite burg të riut Amarild Dushku dhe 5 vite burg shokut të tij Fredi Rushi. Vendimi është marrë pak ditë më parë nga gjykata e Tiranës, e cila ka deklaruar fajtor personin që qëlloi me breshëri kallashnikovi, duke plagosur rëndë, shtetasit Klevis Halili dhe Jurges Mullaj.
Ngjarja e rëndë është regjistruar tre ditë para Vitit të Ri, në 28 dhjetor 2015 rreth orës 19:00, në vendin e quajtur bulevardi “Blu”, pranë vilës nr. 23 Kamëz, të pandehurit Amarild Dushku dhe Fredi Rrushi pas një debati për hedhjen e fishekzjarrëve janë konfliktuar fizikisht me të dëmtuarit Klevis Halili dhe Jurges Mullaj.
Me ndërhyrjen e personave të tjerë banorë të zonës fillimisht ata janë ndarë, por pas pak çaste më vonë ndërsa shtetasit Klevis Halili, Jurges Mullaj dhe Ilir Mullaj po qëndronin në këmbë përpara “Viles nr. 23”, duke diskutuar në lidhje me konfliktin e ndodhur, pranë tyre është afruar një mjeti tipit “Benz” me targa gjermane DO 107 C, i drejtuar nga i pandehuri Amarild Dushku dhe në vendin e parë nga ana e pasagjerit ka qenë i ulur i pandehuri tjetër Fredi Rrushi, ku është qëlluar me breshëri nga brenda me një armë zjarri në drejtim te shtetasve Klevis Halili dhe Jurges Mullaj.
Si pasojë e të shtënave kanë mbetur të dëmtuar me plagë në trup Klevis Halili dhe Jurges Mullaj, të cilët menjëherë janë transportuar për në spital për ti dhënë ndihmën mjekësore, ndërsa të pandehurit janë larguar menjëherë me mjetin e tyre nga vendi i ngjarjes, i cili është gjetur i braktisur më vonë nga shërbimet e policisë.
Shkaku i këtij konflikti ka qenë veprimi i një prej të dëmtuarve Jurges Mullajit, i cili ka hedhur një fishekzjarr në afërsi të një bilardoje ku ndodhej i pandehuri Amarlild Dushku, i cili pasi e ka sharë këtë të fundit, janë goditur midis tyre me grushte e shqelma në pjesë të ndryshme të trupit. Ka qenë i pandehuri Amarild i cili ka kërkuar ndihmë të pandehurit tjetër Fredi Rrushi, i cili ka shkuar për të sqaruar këtë konflikt fizik, pasi i dëmtuari tjetër Klevis Halili ishte i njohuri i tij, ndërkaq dhe një i afërmi i tyre, Liri Halili,është përpjekur për të qetësuar për një moment këtë konflikt midis tyre.
Pas pak çastesh, i pandehuri Amarild Dushku, duke qënë në drejtimin e mjetit të tij “Benz” me targa gjermane DO 107 C, i ulur në vendin e shoferit ndërsa i pandehuri tjetër Alfred Rrushi në vendin e pasagjerit, rreth orës 18:45, në vendin e quajtur përpara “Vilës 23”, pasi ka vënë re se të dëmtuarit po qëndronin aty në këmbë, janë afruar dhe i pandehuri Amarild Dushku ka nxjerrë armën e tij të zjarrit të tipit automatik, duke qëlluar me breshëri nga dritarja e mjetit të tij në drejtim të të dëmtuarve Klevis Halili dhe Jurges Mullaj, duke ardhur si pasojë plagosja e rënde e të dëmtuarve të mësipërm, megjithëse sipas pretendimeve të autorit dhe të dëmtuarve, i pandehuri Fredi Rrushi është përpjekur për ta ndaluar shokun e tij. Shqiptarja.Com
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/