Dy vjet pas arrestimit të nëntë personave të dënuar tashmë për çështje terrorizmi me 126 vite burg në total, xhamia e Unazës së Re, ku propagandohej lufta në Siri, vijon të jetë jashtë kontrollit të Komunitetit Mysliman.
Ish-imami i vetëshpallur i kësaj xhamie, Genc Balla është dënuar nga shkalla e parë 17 vjet burgim është zëvendësuar nga një tjetër imam, por që sërish nuk njihet nga komuniteti. Armand Ali u pyet nga Top Channel për marrëdhëniet e tij me komunitetin.
Imami Armand Ali: Thashë që nuk jap intervistë sepse të jepen copa fjalishë merr tjetër kuptim.
TCH: Jo, për këtë gjë nuk mund ta ndryshoj, vetëm marrëdhënien me Komunitetin Mysliman dua të di si e ke?
Armand Ali: Unë jam një njeri që jam sulmuar tre vite nga Komuniteti Mysliman.
TCH: Jeni imam i vetëshpallur? Ju njeh KMSH?
Armand Ali: Ata thonë që jam imam i vetëshpallur, xhamia nuk është e KMSH-së që unë të jem i vetëshpallur.
TCH: Ka ndikuar gjithë kjo situatë për besimtarët që vijnë këtu?
Armand Ali: Kjo mund të ndikojë tek dikush që ruhet nga opinioni, por kaq.
TCH: Përse ruhen nga opinioni, për çfarë?
Armand Ali: Nuk flas për asnjë gjë. Nëse doni jam gati të përballem me përfaqësuesit gylenistë të KMSH-së, të flas sa të doni pastaj.
TCH: Dua të di, përse kanë frikë nga opinioni njerëzit.
Armand Ali: Nuk kanë frikë nga opinioni njerëzit. Aspak. Kaq!
TCH: Po përse janë të ndikuar?
Armand Ali: Të thashë, merrni dhe ata të KMSH-së dhe flasim pastaj.
Por ndërsa një pjesë e besimtarëve kanë falur të premten paqësisht, për një pjesë tjetër kamera nuk është e mirëpritur, pasi sipas tyre nëntë arrestimet e 2014-ës janë fryt mediatik.
“Këtu është prona ime, përse vjen dhe filmon ti?”, thotë një person aty.
Ajo që i ka nxehur disa prej këtyre besimtarëve janë edhe katër arrestimet më të fundit në Shkodër, duke qenë se edhe ata ishin frekuentues të kësaj xhamie sikurse Medat Hasani, i cili u prangos pak orë pasi ishte falur këtu. TopChannel
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/