Një galeri fotosh postuar nga kryeministri Edi Rama gjatë ceremonisë për inaugurimin e Hotel “Plazza” në kryeqytet ka shërbyer për kritikat dhe ankesat e radhës të komentuesve, që i sulen Ramës duke i kujtuar varfërinë përballë luksit që i ka mbuluar pushtetarët.
Komente e kritika ka marrë fotoja e postuar prej tij, e ish-kryeministrit dhe ish kreut të PS-së, fatos Nano, fotografuar me Taulant Ballën, me të cilin u shoqëruar gjatë gjithë ceremonisë.
Njëri prej komentuesve, teksa e cilëson Nanon kryemafioz, i shkruan Ramës se tashmë PS mbaroi përfundimisht.
Replikat
Qytetari: Mooos i qenka bashkuar grupit Nano kryemafjozi? Mbaroi PS perfundimisht!
Rama: Si s’ju vjen aspak zor me te tilla marrezi po si ka mundesi qe te flitet kaq se prapthi e krejt pa lidhje o Edmond?!
Qytetarja: Koha e Nanos ishte si ishte po koha juaj Edi po me ben pershptypje.
Komentuesja: Sh e bukur per ty edhe shoket e tu dhe popullit tend qe si ka ngelur gje vetem te shijoj arkitekturen.
Rama: Nuk e kupton vertet Haire se ne fakt kjo eshte e bukur per te gjithe dhe zhvillime te tilla jane ato qe duhen per popullin, te cilit kujtoni gabimisht se i qani hallin kur flisni ne emer te tij gjera pa lidhje?! S’eshte aspak e veshtire per t’u kuptuar dhe problemi i vertete eshte qe te ndertohen sa me shume vepra e sipermarrje te tilla me vlere te rendesishme urbane, ekonomike e sociale.
Komentuesi: Ndertesa eshte e bukur dhe mbreslense nuk ka dyshim. Por eshte ne vendin e gabuar dhe pa kurfare shije me piesen perrethe. Ngjason si nje gjigande mes disa njerve te vegjel dhe te moshuar.
Rama: Kjo eshte ceshtje kendveshtrimi Besi, dhe ne kete rast kendveshtrimi yt eshte i gabuar!
Komentuesi: Kjo esht jeta e te pasurve hallall ju lumt. Ne fukarejt ca te bejm.
Rama: Me gjithe ate veture qe paske Albi nuk je as fukara as mund te besh zedhenesin e fukarenjve, nderkohe qe duhet ta mesosh se varferia nuk luftohet po nuk pati sa me shume njerez te pasur dhe sa me shume zhvillime te tilla!
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/