Gjykata e Janinës dënon dy shoferët shqiptarë që transportonin libra shqip

Gjykata e Janinës dënon dy shoferët shqiptarë që transportonin libra shqip

60
0
Shares

Gjykata greke në Janinë shpalli fajtorë sot dy shoferët e ministrisë së Jashtme që u kapën pak ditë më parë me tekste shkollorë për nxënës të shkollave shqipe në Greqi.

Dy shoferët, Altin Tafa dhe Agim Asllani, u akuzuan për shpërndarje të materialeve propagandistike dhe u dënuan me 2.5 vjet me liri me kusht.

Dënimi i dy shoferëve të diplomacisë shqiptare është një gjest i rrallë armiqësie nga një vend i cili pretendon të ruajë marrëdhënie të mira me Shqipërinë.

Policia greke i arrestoi ata në Janinë më 14 nëntor pasi pasi gjeti se në makinat e tyre kishte libra shqip ku nuk mungonin edhe histori e hartave të Shqipërisë.

Librat që po transportoheshin kishin në disa raste tekste sensitivë dhe materialet nuk ishin të vulosura dhe rrjedhimisht nuk konsideroheshin pako diplomatike, sipas policisë greke.

Gjithashtu, këto materiale nuk kishin asnjë dokument shoqërues të Ministrisë së Jashtme shqiptare, ndaj, sipas palës greke, konsiderohet kundravajtje.

Ministria e Punëve të Jashtme deklaroi atë ditë se cështja u zgjidh dhe dy shoferët u lanë të lirë por ndërkohë gjykata greke vijoi procedurat duke i dënuar dy shoferët e Ministrisë së Jashtme të Shqipërisë.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY