Kryetari i PD, Lulzim Basha priti sot ministrin e Jashtëm të Hungarisë, Peter Szijjarto. Z.Basha vlerësoi mbështetjen e Hungarisë në rrugën e Shqipërisë drejt Bashkimit Europian, dhe e siguroi z. Szijjártó, se Partia Demokratike sic ka qënë e përkushtuar në qeverisje, edhe sot në opozitë mbështet fuqimisht procesin e integrimit europian të vendit.
Pas takimit, z.Basha dhe z. Szijjártó, patën një prononcim për mediat.
Ministri i Jashtëm Hungarez, Peter Szijjarto u shpreh se:
“Para së gjithash ishte e qartë që unë vizitova Partinë Demokratike sepse nuk flas vetëm në pozicionin e diplomatit, por edhe atë të politikanit, që kur kam qënë i përfshirë në partinë politike hungareze të qendrës së djathtës FIDESZ, prej shumë kohësh, është e kuptueshme për mua që të vizitoja partinë simotër gjithashtu. Jam shumë i lumtur me çka dëgjova këtu. Partia Demokratike është e përkushtuar ne rrugën e integrimit europian të Shqipërisë të cilën ne e kemi mbështetur. Sigurisht që unë uroj sa më shumë suksese për partinë tonë simotër në zgjedhjet e ardhshme parlamentare vitin e ardhshëm”.
Z. Basha u shpreh se:
“Me Ministrin e Jashtëm hungarez z.Peter Szijjarto ndava vlerësimin maksimal për rolin e Hungarisë dhe mbështetjen e madhe nga kryeministri Orban për integrimin europian dhe euroatlantik të Shqipërisë. I kërkova në emër të opozitës shqiptare, ministrit të Jashtëm hungarez, por edhe në emër të PD-partisë tonë simotër FIDESZ në Hungari, të vazhdojë të mbështesë me të gjitha format dhe mënyrat integrimin europian të Shqipërisë, e në veçanti procesin e hapjes së negociatave.
Padyshim diskutuam për sfidat dramatike me të cilat përballet Shqipëria dhe nga ana e tij mu kërkua që opozita dhe së bashku shqiptarët të bëjnë gjithçka për të luftuar për përmbushjen e kritereve, jo vetëm pesë kritereve të Komisionit Europian, por edhe kritereve të Kopenhages, në veçanti sa i përket zgjedhjeve të lira dhe të ndershme dhe luftës ndaj krimit të organizuar”, tha Basha.
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/