AVOKATJA HICKA/Qeveria nis sulmin ndaj Ben Blushit, gjurmon firmat kur Blushi ishte...

AVOKATJA HICKA/Qeveria nis sulmin ndaj Ben Blushit, gjurmon firmat kur Blushi ishte ministër

81
0
Shares

Qeveria i ka nisur Ben Blushit akuzën e parë ndaj tij vetëm pak ditë pasi ai krijoi partinë e tij të Libra. Përmes avokates së Shtetit mësohet se po gjurmohen firmat e Ben Blushit kur ai ka qenë ministër i Pushtetit Vendor ndërkohë që avokatja Alma Hicka i kujton atij një leje thënë Bechetti në 2004 për cështjen e tregtisë së plehrave.

Blushi ka atakuar dje Avokaten në Parlament duke e akuzuar se ajo nuk kthen përgjigje dhe se ajo nuk i ka vënë në dispozicion disa dokumente që ai i pati kërkuar.

Ku mekanizëm është i njëjtë me atë që u përdor për të zbritur aksionet e Gjergj Bojaxhiut kur deklaroi partinë e re duke i kujtuar atij transaksionet e kompanisë së familjes në fushën e naftës.

Deklarata e Hickës:

“Sot mësova se në seancën e djeshme të parlamentit, deputeti Ben Blushi, duke përfituar nga mundësia që i jep detyra e tij, më ka përgojuar, sepse sipas tij paskam refuzuar t’i jap një dokument që më ka kërkuar.

Ai gënjen! E vërteta është se deputeti Ben Blushi nuk ka bërë asnjë kërkesë zyrtare për të marrë ndonjë dokument nga unë, apo Avokatura e Shtetit. Nëse ai e quan kërkesë mesazhin e tij telefonik, të cilit i jam përgjigjur në mënyrë ezauruese, vetëm për shkak të një detyrimi qytetar, do të duhej një leksion për fillestarët lidhur me çfarë quhet dhe si bëhet një kërkesë për marrje dokumentacioni zyrtar.

Por Ben Blushi është edhe deputet dhe si i tillë ai presupozohet që jo vetëm ka të drejtë të mbajë fjalime, ku mund të gënjejë sa të dojë, në një forum ku unë nuk kam mundësi ti jap përgjigje, por ka edhe detyrimin të njohë ligjet që ka votuar vetë. Kështu që leksionin e nevojshëm për rregullimin ligjor në fjalë, nuk mund t’ia jap unë edhe po të doja ta bëja një gjë të tillë.

Megjithatë, meqë deputeti gënjeu publikisht, unë i kam borxh publikut një të vërtetë lidhur me deputetin gënjeshtar. Ben Blushi është pjesë e çështjes gjyqësore mes shtetit shqiptar dhe Francesco Becchettit, për historinë e njohur si “skandali i plehrave”, në lidhje me kontratën koncesionare të firmosur në vitin 2004.

Deputeti, asokohë ministër i pushtetit lokal, ka qenë një ndër firmëtarët e kontratës, e cila kishte për qëllim final, t’i hapte rrugën importit të plehrave për djegie apo asgjësim në Shqipëri. Meqënëse vetëm për shkak të atyre firmave, ndër të tjera dhe ajo e Z. Blushi, shteti shqiptar gjendet në situatën absurde ku duhet të mbrohet kundrejt një padie prej disa qindra miliona eurosh, në detyrën time zyrtare dhe për interesat e shtetit shqiptar, i kam kërkuar Z. Blushi të jap dëshmi për ato që flet në media.

Por ndërsa unë ndjeva detyrimin qytetar ti përgjigjem dhe ta sqaroj z. Blushi për një interesin e tij privat, ai nuk ndjeu asnjë detyrim ti ngrinte telefonin Avokates së Përgjithshme të Shtetit, për një cështje me interes publik. Z. Blushi ato që thotë, nuk ka dëshirë ti përsërisë në gjyq dhe nuk ka pranuar të dëshmojë në interes të shtetit Shqiptar. Pse-në unë as nuk e di dhe as nuk mund ta marr me mend, por kjo është e vërteta.

I sugjeroj me dashamirësi Z. Blushi ti drejtohet Z. Becchetti për dokumentat që kërkon dhe që ka negociuar me të, sepse sigurisht ky i fundit jo vetëm i diponon me firmën e tij, por ka edhe një detyrim moral që t’ia japë”, shkruan Hicka.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY