Vetëvrasja në Gjirokastër, dyshohet për shkak të shkatërrimit të drogës

Vetëvrasja në Gjirokastër, dyshohet për shkak të shkatërrimit të drogës

92
0
Shares

Një 32-vjeçar dyshohet se vrau veten një ditë më parë në fshatin Zhapokikë të Gjirokastrës. Policia po heton ngjarjen dhe paraprakisht dyshon për një vetëvrasje të të riut, por nuk përjashtohet as një vrasje e mundshme e tij, pistë e cila është duke u hetuar.

Për këtë çështje janë pyetur familjarët e 32-vjeçarit që, sipas Policisë, kanë pranuar se e kanë gjetur njeriun e tyre të mbushur me gjak dhe armën përbri trupit. Kjo, sipas tyre, lë të kuptohet se bëhet fjalë për një vetëvrasje të pastër, raporton “Panorama”.

Akti i vetëvrasjes ka ndodhur pasditen e së djeshmes, por nuk konfirmohet zyrtarisht motivi. Sipas burimeve të policisë, Kanushaj dyshohet se kishte hedhur një sasi të konsiderueshme parash të fituara nga emigrimi në veprimtarinë e paligjshme të kultivimit të drogës. Ky është një dyshim që nuk është konfirmuar zyrtarisht, por mbetet një pistë që, sipas të dhënave, është duke u hetuar.

Dyshohet se i riu ka pësuar ngarkesa të forta psikologjike në momentin kur sipërmarrja e tij është shkatërruar, rreth 3 muaj më parë, pas një operacioni policor të kryer në zonën e Zhapokikës.

Asokohe u asgjësuan rreth 500 mijë rrënjë kanabis në parcela të ndryshme të zbuluara. Policia po heton nëse i riu ka pasur lidhje me njërën prej këtyre parcelave.

Ndërkaq, familjarë të tij u shprehën se ai kishte hedhur një sasi parash në një sipërmarrje private, por investimi pati zero rezultat. Ata nuk konfirmuan se për çfarë sipërmarrjeje bëhej fjalë, shkruan Panorama.

Sipas tyre, Festimi kishte shfaqur shenja mërzitje të madhe gjatë kohëve të fundit, çka reflektohej në mbylljen e tij me veten.

Sipas të dhënave, viktima rezulton të jetë arrestuar në vitin 2011 për vjedhje të një lokali në Sarandë, ndërsa në maj të 2012-s, bashkë me vëllain e tij u prangosën, pasi u akuzuan për prishjen e disa bunkerëve në sitin arkeologjik në Finiq.

Ndërkohë, në vitin 2013, Kanushi është akuzuar për “plagosje të lehtë me dashje” dhe “shkatërrim prone”.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY