Deputetët e PD ndaluan të fliste në Parlament ministrin e Shëndetësisë Ilir Beqja ndërkohë që drejtuesja e seancës, nënkryetarja e Parlamentit, Valentina Leskaj u detyrua ta ndërpriste seancën.
Leska i kishte dhënë fjalën ministrit për një replikë me deputeten Albana Vokshi por disa deputetë të PD zunë foltoren, mes të cilëve deputetët Edi Paloka dhe Asllan Dogjani. Por ndërkohë kishte kërkuar fjalën edhe deputeti Berisha për procedurë.
Kanë ndërhyrë mënjeherë forcat e sigurisë së parlamentit dhe Leskaj ka ndërprerë seancën.
Tensioni ndodhi vetëm pak minuta pasi Leskaj lajmëroi se një delegacion francez i drejtuar nga kryetarja e komisionit të Jashtëm të Parlamentit të Francës ishte në lozhat e Parlamentit.
Ish-Kryeministri Berisha tha se akuzat ndaj opozitës në lidhje me negociata janë një paturpësi. Duke folur në seancën plenare ai theksoi se pa opozitën nuk do të kishte rekomandim dhe se nëse opozita do të kërkonte bllokimin e negociatave, ajo do të bëhej.
Në vijim Berisha tha se rekomandimi është me kushte dhe se negociatat nuk janë vendosur.
Seanca rifilloi pas pak minutash .
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/