REAGIMI/ Policia e Tiranës: Ja pse e shoqëruam Mirelën!

REAGIMI/ Policia e Tiranës: Ja pse e shoqëruam Mirelën!

56
0
Shares

Policia e Tiranës ka reaguar zyrtarisht për shoqërimin e studentes Mirela Ruko, e cila sulmoi sot me salcë ministren e Arsimit Lindita Nikolla.
Sipas Policisë, studentja po intervistohet nga specialistët, pas reagimit të saj në shenjë proteste.

Njoftimi i plotë i Policisë së Tiranës

Sot më datë 17. 11. 2016, Znj. Lindita Nikolla ka marrë pjesë në një takim me të rinjtë e Samitit Studentor FRESSH që po mbahej te Piramida në Tiranë.
Një  aktiviste lëvizjes “Për Universitetin ” e identifikuar me gjeneralitetet M. R., 23 vjeçe në shenjë proteste  kundër vendimeve të Ministrisë së Arsimit, ka hedhur në drejtim te saj lëng/pije .
Shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr 1, kanë shoqëruar shtetasen M. R., 23 vjeçe, aktiviste e Lëvizjes së Studentëve.
Kjo shtetase po intervistohet nga Specialistët e Policisë, për sqarimin e plotë të këtij veprimi.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY