Përkujtohen viktimat e komunistëve gjatë clirimit të Tiranës

Përkujtohen viktimat e komunistëve gjatë clirimit të Tiranës

137
0
Shares

Shoqatat e ish të përdjekurve politikë, përfaqësues të Partisë Demokratike, përfaqësues të partie të tjera të djathta zhvilluan sot homazhe pranë monumentit të viktimave të komunizmit të vrarë pabesisht për motive politike nga komunistët shqiptarë gjatë betejës për marrjen e Tiranës.

persektuuar miting

Në fjalën e rastit, Besim Ndregjoni vlerësoi lart kontributin e intelektualëve të vrarë barbarisht nga komunistët. Qindra pjesëmarrës mbajtën edhe një minutë heshtje.

Në harkun kohor prej 28 tetorit deri 16 nëntor 1944, njësitet guerile bashkë me “Batalionin e disiplinës”, komandot ushtarake dhe forca të tjera komuniste që kishin hyrë në kryeqytet, u futën nëpër shtëpitë tiranase dhe arrestuan 400 persona të dyshuar ose të njohur si kundërshtarë politikë, të cilët i grumbulluan në Zall Herr.

Ndërkohë, vranë pa gjyq dhe masakruan qindra qytetarë të tjerë, nën parrullen e asgjësimit të “reaksionit” dhe spastrimit të vendit nga “reaksionarët”. Burime të tjera arkivore si ato Britanike bëjnë me dije se në Tiranë qendronin në burgje rreth 1200 shqiptarë, ende pa u çliruar vendi.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY