FAKT/ Edi Rama pranon buxhetin e superfryë për kryeministrinë…, dhe justifikohet me...

FAKT/ Edi Rama pranon buxhetin e superfryë për kryeministrinë…, dhe justifikohet me një kruarje veshi

66
0
Shares

Edi Rama u përpoq të “justifikohej” për rritjen në kufijtë e supershumave, të buxhetit të planifikuar për kryeministrinë në vitin 2017.
“E kemi rritur buxhetin 19 milionë lekë, ndërsa pjesa tjetër është si kërkesë e BE, për projektin ndaj administratës publike”, ishte justifikimi i kryeministrit Edi Rama, i cili “e kaloi” me një kruarje veshi, këtë justifikim të sforcuar, gjestikulacion ky, pjesë e njerëzve që janë duke gënjyer për ato që thonë.

ti1
Foto 1

Po ashtu, kryeministri Edi Rama, ju shmang raportit më të fundit të “Transparncy International”, i cili konkludonte se  Shqipëria ka normën e tretë më të lartë të ryshfetit në Europë, duke lënë pas vetëm Moldavinë dhe Ukrainën. Në vendin tonë, kjo normë fiksohet pranë 34 %. (Foto 1)

ti2
Foto 2

Edi Rama duke shmangur këtë fakt, “lexoi” grafikun e perceptimit të luftës ndaj korrupsionit (Foto2).

ti3
Foto 3

Ai anashkaloi grafikun e perceptimit të korrupsionit, i cili e rendit Shqipërinë si më të korruptuar, direkt pas Ukrainës dhe Moldvisë (Foto 3). DRONI.al

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY