DETAJE & EMRA/ Aksidenti te “Tre Çezma”, arrin në 2 numri i...

DETAJE & EMRA/ Aksidenti te “Tre Çezma”, arrin në 2 numri i viktimave

61
0
Shares

Foto Ilustruese

Nga aksidenti i mbrëmjes së sotme te vendi i quajtur “Tre Çezmat”, në Bulqizë, mëoshet se ka arritur në 2 numri i viktimave.
Sipas burimeve të Policisë vendore, mësohet se rreth orës 21.35 në Sallën Operative të Komisariatit të Policisë Bulqizë ka ardhur një telefonatë se një automjet ka rënë në lumë nga ura që të çon në fshatin Sopot. Menjëherë në vendngjarje kanë shkuar shërbimet e policisë dhe autoambulanca.
Policia ka marrë menjëherë një vinç ku ka bërë të mundur nxjerrjen e personave që ndodheshin në makinë në mes të lumit dhe konkretisht, në rrugën dytësore Tre Çezmat – Sopot, një kamionçinë me targa AA 782 DH, që drejtohej nga shtetasi I. Z., ka rënë në lumin e Bulqizës  nga ura që të çon në fshatin Sopot. Si pasojë  ka humbur jetën drejtuesi i automejtit shtetasi Indrit Zeneli, 40 vjeç, nga fshati Sopot Bulqizë.
Në automjet udhëtonin dhe dy shtetas të tjerë ku njeri prej tyre shtetasi R. L., ka mundur të shpëtojë dhe të lajmërojë Policinë dhe  banorët për ndihmë.
Ndërsa shtetasi Edion Kola,  35 vjeç, banues në Sopot  është transportuar  me autoambulancë për në spital  në gjendje shumë të rëndë, por ka ndërruar jetë rrugës për në spital.
Grupi hetimor në vendngjarja po kryen veprimet për përcaktimin e shkakut të rënies nga ura si dhe zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY