Pamjet e Shqiperise pas përpunimit te skanerit qe gjurmon kanabisin, ngjyra e kuqe tregon pranine e droges
Shqipëria është sera e marijuanës në Evropë. Helikopteri i guardia di financia, një model i “vjetër” Piaggio i linjës P166DP1, i cili fluturon mbi territorin shqiptar në sajë të një marrëveshjeje me qeverinë e Tiranës në njëzet për qind të territorit çdo vit (duke përjashtuar qytetin dhe malet, dhe duke përjashtuar lumenjtë do të thotë rreth gjysma e territorit të vendit), që nga janari ka “regjistruar” 213 mijë hektarë mbuluara nga plantacione të mbjella me hashash.
Helikopteri, i cili lëviz kryesisht nga qershori deri në shtator, që përkon me periudhën e maturimit të hashashit, nuk kalon nëpër Lazarat, dy vjet më parë i çliruar nga kontrolli i trafikantëve pas njëzet ditëve rrethim dhe luftë me Policinë. Sepse metastazat kanë pushtuar tashmë të gjithë vendin.
Nga janari, në 42 misione janë zbuluar 753 mijë bimë marihuanë. Kudo.
Duke marrë si prodhim mesatar të një plantacioni dy kile e gjysmë drogë (që mund të jetë edhe dyfishi), dhe llogaritur se me shitjen në Pulia ka një fitim prej 1,300 euro për kilogram, kjo do të thotë se këto lëndë narkotike nëse do të dalin në treg do të siguronin të ardhura me bollëk, gati më shumë se 2 miliardë euro.
Pothuajse një e katërta e GDP-së së Shqipërisë.
Në të vërtetë, vetëm në tre vitet e fundit Piaggio P166DP1 ka “mbuluar” 600 mijë hektarë tokë dhe ka drejtuar në mënyrë të vazhdueshme mbikqyrjen për të mbajtur nën kontroll hap pas hapi trafikantët.
Helikopteri është i pajisur me sensorë që “gjurmojnë” tokën, madje ka edhe aftësi për të “lexuar” rezultatet e sensorëve.
Ka raste korrupsioni në aparatin e policisë shqiptare, edhe pse në rënie. Pagat e punonjësve të policisë janë të ulëta, disa qindra euro, dhe ndjenja e uniformës dhe respekti për veten e tyre nuk shmangen edhe pse ka agjentë të blerë nga trafikantët.
Trafikantë të fuqishëm, gangsterë, me grepa të rënda.
Bosët punojnë mes Shqipërisë dhe Italisë; kthehen atje dhe fshehen kur dëgjojnë se rrezikohen dhe i frikësohen arrestimit. Për çfarë arsye?
Çmimi i një kile marihuanë në Pulia është 1.300 euro; Nëse e sjellin për t’u shitur tek të pasurit, në Veriun e “uritur” të Italisë, çmimi pëson një rritje dhe arrin 1,800 euro.
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/