Basha: Unë kryeministër… Ja çdo tu bëj kriminelëve në politikë!

Basha: Unë kryeministër… Ja çdo tu bëj kriminelëve në politikë!

51
0
Shares

Kryetari i PD-së Lulzim Basha është shprehur i vendosur për të larguar politikanët me rekorde kriminale, sapo ai të bëhet kryeministër.
I ftuar në emisionin “Top Story” të Sokol ballës në TV “Top Channel”, Basha shprehet se largimi i kriminelëve nga qeveria është gjëja e parë që do të bëjë nëse PD fiton zgjedhjet e ardhshme parlamentare.
“Do të largoj kriminelët nga politika me të gjitha format dhe mënyrat. Largimi i tyre nga politika është origjina e gjithçkaje. Këta do të largohen me qeverinë time ditën e parë, me ceremoni. Nuk do të kem ministër të Brendshëm një njeri të përfolur për krimin. Vullnet i hekurt për të larguar krimin nga politika”, u shpreh Basha.
Sipas kreut të PD-së, gjëja e dytë e radhës që do të bëjë Basha si Kryeministër, do të jetë rimëkëmbja e ekonomisë.
Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha ka sqaruar gjithashtu lajmin e trilluar nga Partia Socialiste, se opozita kërkoi në Bruksel që Shqipërisë mos t’i hapen negociatat.
Basha është shprehur se PD nuk ka asnjë vendimmarrje për hapjen e negociatave, por kjo gjë i takon vendeve anëtare të Bashkimit Europian.
“Po të jetë në dorën time e firmos që nesër hapjen e negociatave të Shqipërisë”, deklaroi Basha.
Kreu i PD-së ripërsëriti gjithashtu shqetësimin për situatën e drogës në vend dhe për zgjedhjet e ardhshme parlamentare. Lulzim Basha ka akuzuar Qeverinë se me paratë e kanabisit po përgatitet shkatërrimi i zgjedhjeve, për të blerë votat e qytetarëve.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY