Specialistët e Seksionit për Hetimin e Narkotikëve në Drejtorinë Vendore të Policisë Durrës, mbrëmjen kaluar kanë finalizuar operacionin e koduar “Flash”, nëprmjet të cilit, agjentët e Antidrogës, në bazë të informacioneve të marra në rrugë operative kanë goditur një grup të rinjsh, të cilët në bashkëpunim më njëri-tjetrin transportonin lëndë narkotike nga njëri qytet i Shqipërisë në një tjetër.
Janë arrestuar në flagrancë
1. Pilo Zanaj 34 vjeç, banues në Kaninë, Vlorë, i dënuar më parë për trafikim narkotikësh;
2. Besian Halka 18 vjeç, banues në Shkozë, Tiranë;
3. Xhevahir Mici 25 vjeç, banues në Mëzes, Tiranë;
4. Islam Imeraj 31 vjeç, banues në Babrru, Tiranë;
5. Armando Bardhi 23 vjeç, banues te Fresku Tiranë.
Këta persona, në bashkëpunim me njëri-tjetrin, rreth orës 20:00, të mbrëmjes së kaluar, në lagjen Nr. 14 Durrës janë kapur në flagrancë duke transportuar nga qyteti i Vlorës për në Durrës, me automjetet tip “Benz” me targa AA 263 FD me drejtues shtetasin Pilo Zanaj dhe mjetin tip BMË me targa AA 823 AY me drejtues shtetasin Besian Halka, një sasi lënde narkotike e dyshuar e llojit“Marjuanë”, e futur në 12 thasë me peshë rreth 70 kg.
U sekuestruan në cilësinë e provave materiale:
• rreth70 kg lëndë narkotike e dyshuar e llojit Marjuanë;
•automjetet tip Benz dhe BMË, të cilat shërbenin për transportimin e lëndës narktotike;
• mjeti shoqërues tip Benz më targa AA 999 HP me drejtues shtetasin Armando Bardhi;
•10 aparate telefoni celularë;
• karta identiteti dhe pasaporta.
Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës për veprime të mëtejshme për veprën penale”Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”në bashkëpunim parashikuar në nenin 283/2 të Kodit Penal.
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/