Tiranë, vdekja e punëtorit të mirëmbajtjes së rrugëve, arrestohet përgjegjësi i firmës

Tiranë, vdekja e punëtorit të mirëmbajtjes së rrugëve, arrestohet përgjegjësi i firmës

105
0
Shares

Dje, specialistët e Komisariatit Rajonal të Policisë Rrugore, arrestuan në flagrancë Abas Ndregjoni, 62 vjeç, banues në Tiranë, përgjegjësi i objektit të firmës (Neni 289).
Gjithashtu mësohet se janë proceduar në gjendje të lirë F. D., 64 vjeç, banues në Tiranë, me detyrë Drejtues Teknik i firmës (Neni 289) dhe XH. N., 47, vjeç, banues në Tiranë, pronar i firmës (Neni 289).
Arrestimi i këtij personi dhe procedimi në gjendje të lirë i dy shtetasve të tjerë, u bë pasi më datë 15. 11. 2016, Abas Ndregjoni së bashku me punëtorët e firmës ka qenë duke kryer punime në Superstradën Durrës-Tiranë, pa marrë masat mbrojtëse, duke mos vendosur sinjalistikë rrugore për mbrojtjen e punëtorëve në rrugë, e si shkak i kësaj ka ndodhur aksidentimi me pasojë vdekjen e njërit prej punëtorëve, të shtetasit Hasan Fjolla, nga automjeti i markës “Mercedes Benz”, që drejtohej nga shtetasi Ismet  Neziraj, 51 vjeç, banues në Malësi të Madhe, i cili gjithashtu është arrestuar në flagrancë (Neni 290/3).
Materialet iu kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për veprat penale “Shkelja e rregullave të mbrojtjes në punë” dhe “Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor”, parashikuar nga Nenet 289 dhe 290/3 të Kodit Penal.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY