SKANDAL/ Deputetët e PS-së i bëjnë presion stafit të Kuvendit

SKANDAL/ Deputetët e PS-së i bëjnë presion stafit të Kuvendit

81
0
Shares

Deputetët e PS nuk kanë lejuar sot dëgjesën me gazetarët që zbuluan skandalin e bandillit të Sharrës ku humbi jetën një adoleshent.
Jo vetëm kaq, por deputetët e PS-së, kanë terrorizuar stafin e kuvendit, duke u kërkuar të mos ndiznin mikrofonat dhe audion në sallën e komisionit.
Denoncimin e bën kryetari i Komisionit të Medias, Genc Pollo, i cili saktëson se kjo dëgjesë ishte rënë dakord, të zhvillohej sot.
“Në mbledhjen e Komisionit sot kishim planifikuar dëgjesë me grupin Publicus dhe me Shoqatën e Gazetarëve profesionistë, të cilët zbuluan korrupsionin dhe abuzimin në landfillin e Sharrës, ku një adoleshent gjeti vdekjen dhe gjë për të cilën humbën vendin e punës, humbën kontratën, njësoj si zonja Alida Tota, drejtoreshë e lajmeve në A1 News. Kishim rënë dakord që të bënim dëgjesën për këtë çështje. Sot përsëri ndodhi i njëjti skenar i shëmtuar, kësaj radhe me bojkot të deputetëve të Partisë Socialiste dhe duke terrorizuar stafin e duke mos lejuar çeljen e mikrofonit. Ne mendojmë se i bëjmë vendit shërbimin më të mirë, nëse e mbajmë këtë dëgjesë, ashtu siç mbajtëm dëgjesën me Alida Totën. Dhe vendimi i ligjshëm i këtij Komisioni është që kjo çështje të zbardhet dhe të hënën në orën 10.00 pika e parë e rendit të ditës do të jetë vetëm dëgjesa me grupin ‘Publicus’ dhe me Shoqatën e Gazetarëve Profesionistë. Ditën e hënë ju ftojmë të gjithëve si media të jeni të pranishëm, pasi është për fjalën tuaj, është për të drejtën tuaj dhe është përtej lirisë së medias në këtë vend”, u shpreh deputeti i PD-së, Genc Pollo.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY