Reperët përcjellin me tallej deklaratën e Saimir Tahirit për armët

Reperët përcjellin me tallej deklaratën e Saimir Tahirit për armët

76
0
Shares

Në kuadër të fushatës “Mos quaj, por duaj”, e cila synon të rrisë ndërgjegjësimin sa i përket rrezikut të mbajtjes dhe përdorimit të jashtëligjshëm të armëve të zjarrit, Saimir Tahiri këtë herë ka shigjetuar artistët shqiptarë. Sipas ministrit të Brendshëm, shoqëria jonë duhet të refuzojë të pranojë modelin e përdorur nga artistët që shfaqen në klipet e tyre me armë.
 “Ju jeni përdorues intensivë të të drejtave sociale. Edhe mua më ka rënë në sy se si të rinj apo të reja, shpesh artistë, akoma më shpesh këngëtarë, venerohen si model pozitiv edhe kur i shfaqen publikut me një armë në dorë. Në fakt, ky është një problem jo i vogël i shoqërisë për sot dhe për gjithçka duam të bëhemi nesër. Unë do pëlqeja dikë që do i bënte jehonë një libri, një kënge, një pikture, më shumë sesa armës, dhunës apo konfliktit. Sot, për fat të keq, modelet sociale, qoftë në klasën tuaj, qoftë në shkollën tuaj, rrjetet sociale, pjesë e modeleve tona janë edhe ata që mundohen të jenë tendencë apo trendy i ditës duke mbajtur një armë. E në fakt, arma nuk është pjesë e burrërisë, më shumë se dija, kultura, toleranca. E ne këtë duhet, bashkë me ju, t’ua transmetojmë të gjithë të rinjve e të rejave. Ne duhet të bëjmë gjithçka është e mundur sot, në mënyrë që ju të jeni të sigurt e të garantuar larg kërcënimit të frikës, larg kërcënimit të dhunës, të konfliktit, armëve pa asnjë dyshim”, është shprehur ministri Tahiri.

Pas deklaratës së ministrit Tahiri, për “Vip Pages” të “GSH” kanë reaguar reperi i mirënjohur Stresi dhe 2PO2. Të dy artistët janë shprehur se bëjnë art dhe s’kanë asnjë lidhje me dhunën.

Stresi
I njohur si reperi problematik, Stresi jo rrallëherë është përfshirë në konflikte me artistë të tjerë, në disa raste edhe i armatosur. Megjithatë, në reagimin e tij Stresi është shprehur se deklarata e Tahirit është absurde, pasi si artist që janë, bëjnë art dhe nuk kërkojnë t’i marrin si shembull. E, duke marrë parasysh natyrën e tij, nuk kishte se si të kalonte pa batutë prononcimi i tij.
“Ne jemi artistë dhe thjesht improvizojmë, por nuk kërkojmë të na marrin shembull. Duke qenë se tani sapo është zgjedhur presidenti i ri i SHBA-ve, i bëj thirrje Tahirit t’i bëjë një kërkesë që të ndalojë të gjitha filmat e Hollivudit, ku janë pamje aksion me armë, luftë apo kaubojsa. I bie që të ndalohen edhe filmat shqiptarë që një partizan vriste 10 gjermanë. Sepse, në fund të fundit, këto pamje kanë edhe filmat hollivudianë, edhe filmat tanë, por jo për këtë duhen marrë shembuj. E njëjtë është situata edhe në muzikën tonë”, është shprehur Stresi për “Gazetën Shqiptare”.

2PO2
“Jam artist, nuk kam lidhje me armët”.
Kështu e nis deklaratën e tij reperi i njohur nga Kosova 2PO2. Megjithatë, armët kanë qenë hera-herës pjesë e videoklipeve të tij.
 Si përgjigje për deklaratën e ministrit Saimir Tahiri, i cili ka “akuzuar” reperët si promovues të dhunës me armët që ekspozojnë në klipe, Besnik Canolli, i njohur në muzikë si 2PO2, shprehet: “Jo, unë nuk mendoj ashtu. Mendoj se repi, veçse është art, është edhe një lëvizje, që paraqet edhe vetitë negative”. Artisti ka justifikuar veten dhe kolegët duke theksuar se, ky është një fenomen global. “
Nuk janë vetëm artistët shqiptarë që përdorin armë në videoklipe”, ka thënë ai.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY