RAPORTI TI/ Zhvlerësohet propaganda e qeverisë, Shqipëria vendi më i korruptuar në...

RAPORTI TI/ Zhvlerësohet propaganda e qeverisë, Shqipëria vendi më i korruptuar në rajon, i treti në Europë

54
0
Shares

“Transparency International” ka publikuar raportin e fundit për Europën dhe Azinë Qendrore sa i përket perceptimit të korrupsionit me titull: Njerëzit dhe korrupsioni.
Raporti arrin në përfundimin se, Shqipëria ka normën e tretë më të lartë të ryshfetit në Europë, duke lënë pas vetëm Moldavinë dhe Ukrainën. Në vendin tonë, kjo normë fiksohet pranë 34 %.
Siç duket qartë edhe nga harta, në vendet e tjera të rajonit kjo normë është deri në tre herë më e ulët mesatarisht, çka e bën Shqipërinë dhe administratën publike në vende vend, më të korruptuarën në rajon. Diferenca me vendet e tjera të rajonit dhe me pjesën tjetër të Europës vihet re mjaft mirë edhe nga ngjyra e ndezur në hartë.
Raporti tregon kështu se një në tre shqiptarë paguan ryshfet për të marrë një shërbim publik. Nga ana tjetër, shqiptarët së bashku me qytetarët e Ukrainës, Bosnje Hercegovinës dhe Rumanisë mendojnë se anëtarët e parlamentit janë shumë të korruptuar.
Në vendin tonë, më shumë se gjysma e qytetarëve pohojnë diçka të tillë. Anketimi i “Transperency Internationa”l është bërë mes datave 30 janar 2016 dhe 2 mars 2016. Organizata ndërkohë është ndër më prestigjiozet në nivel global sa i përket raporteve që tregojnë nivelin e korrupsionit dhe perceptimin e fenomenit në një vende të caktuar. ScanTv
cr

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY