PROCEDURA/Qeveria “mbyll” kufijtë edhe per Presidentë dhe Kryeministra

PROCEDURA/Qeveria “mbyll” kufijtë edhe per Presidentë dhe Kryeministra

52
0
Shares

Bëhet e vështirë për të hyrë në Shqipëri edhe për krerë shtetesh apo figura të njohura botërore. Qeveria ka vendosur regulla të vecanta të verifikimit kufitar të cilave do t’i nështrohen edhe Presidentët e vendeve të tjera, Mbretër apo zyrtarë të cfarëdo kategorie qofshin ata.

Më poshtë janë disa nga rregullat që duhet t’i nështrohen krerët e shteteve kur të mbërrijnë në kufijtë shqiptarë.

1. Krerët e shteteve dhe personalitetet

a) Krerët e shteteve, kryetarët e parlamenteve, kryetarët e qeverive dhe homologët e tyre, personalitetet dhe anëtarët e delegacioneve që i shoqërojnë, mbërritja dhe largimi i të cilëve është lajmëruar zyrtarisht nëpërmjet kanaleve diplomatike, kanë prioritet kundrejt udhëtarëve të tjerë.

b) Si rregull, këta persona i nënshtrohen verifikimit minimal dhe regjistrimit të hyrje-daljeve bazuar vetëm në të dhënat e njoftimit zyrtar ose dokumenteve të udhëtimit.

c) Në rastet e dyshimeve serioze mbi vërtetësinë e identitetit ose dokumentit, rojet kufitare gëzojnë të drejtën të kryejnë verifikimin përkatës.

ç) Çdo vendim, që lidhet me problematikën që mund të rezultojë nga verifikimi minimal, merret dhe zbatohet në komunikim e konsultim me Ministrinë e Punëve të Jashtme.

2. Mbajtësit e pasaportave diplomatike zyrtare ose të pasaportave të shërbimit dhe anëtarët e organizatave ndërkombëtare

a) Mbajtësve të pasaportave diplomatike, zyrtare apo të shërbimit, si dhe mbajtësve të dokumenteve të lëshuara nga organizatat ndërkombëtare, sipas përcaktimeve në pikën 2.1, të cilët udhëtojnë për qëllim dhe në zbatim të detyrave për të cilat janë pajisur me dokumentin përkatës, u jepet përparësi kundrejt udhëtarëve të tjerë gjatë verifikimit kufitar në pikat e kalimit kufitar, pavarësisht nëse, sipas rastit, u nevojitet ose jo pajisja me vizë.

b) Anëtarët e akredituar të misioneve diplomatike dhe të përfaqësive konsullore si dhe familjarët e tyre mund të kalojnë kufirin duke paraqitur kartën speciale të lëshuar nga Ministra e Punëve të Jashtme dhe dokumentin që i autorizon të kalojnë kufirin.

c) Për efekt të përjashtimit nga neni 14, i ligjit nr.71/2016, “Për kontrollin kufitar”, personave të parashikuar në këtë pikë nuk u kërkohet të provojnë se kanë mjete të mjaftueshme financiare për jetesë.

ç) Rojet kufitare nuk refuzojnë hyrjen ose daljen e personave që përcaktohen në shkronjën “a” pa u konsultuar më parë me Ministrinë e Punëve të Jashtme, qoftë edhe kur ekziston një shënim në bazat e të dhënave që konsultohen për efekt të verifikimit kufitar.

d) Në qoftë se, për efekt të verifikimit kufitar, një person kërkon privilegje, imunitete dhe përjashtime që u takojnë personave të sipërpërmendur, rojet kufitare i kërkojnë pretenduesit të paraqesë dëshmi për statusin e pretenduar, siç mund të jenë vërtetimet e lëshuara nga shteti akreditues, pasaporta diplomatike ose dokumente të tjera vërtetuese. Në raste urgjente dhe kur roja kufitare ende ka dyshime për statusin, njoftohen instancat eprore të Policisë Kufitare dhe të Migracionit, të cilat i kërkojnë konfirmim për këtë status Minstrisë së Punëve të Jashtme.

2.1. Anëtarë të organizatave ndërkombëtare, në kuptimin e kësaj pike, konsiderohen të gjithë ata persona që posedojnë dokumentet e mëposhtme:

– Leje kalimi (laissez-passer) e lëshuar nga Kombet e Bashkuara për personelin e Kombeve të Bashkuara dhe agjencive në varësi, sipas Konventës për Privilegjet dhe Imunitetet e Agjencive të Specializuara, miratuar nga Asambleja e Përgjithshme e Kombeve të Bashkuara, më 21 nëntor 1947 në Nju Jork;

– Leje kalimi (laissez-passer) e Bashkimit Evropian;

– Leje kalimi (laissez-passer) e Komunitetit Evropian të Energjisë Atomike (Euratom);

– Certifikatë legjitimiteti e lëshuar nga Sekretari i Përgjithshëm i Këshillit të Evropës;

– Dokumentet e lëshuara sipas paragrafit 2, të nenit III, të marrëveshjes midis palëve të Traktatit të Atlantikut të Veriut (NATO), për sa i përket statusit të Forcës së tyre (kartat ushtarake të identitetit, të shoqëruara me urdhër udhëtimi, mandate udhëtimi ose urdhër individual apo kolektiv lëvizjeje), si dhe dokumentet e lëshuara në kuadrin e partneritetit për paqe;

– Dokumente të tjera që Republika e Shqipërisë i njeh të barasvlefshme me të mësipërmet, për shkak të një vendimi të njëanshëm apo të një përcaktimi të tillë në një marrëveshje.
droni.al

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY