Gjermania dhe Austria marrin nën kontroll korrupsionin në Shqipëri

Gjermania dhe Austria marrin nën kontroll korrupsionin në Shqipëri

52
0
Shares

Dy nga vendet me korrupsionin më të ulët në botë, Gjermania dhe Austria do të mbikqyrin Shqipërinë në luftën ndaj korrupsionit përmes një projekti që pritet të kapërcejë shumën e 3 milionë eurove.

Nisja e projektit më të madh anti-korrupsion të ketij lloji në vendet e Ballkanit, i financuar me një shumë prej tre Milion Euro nga Bashkimi Evropian, u shpall sot gjatë një takimi të hapur në Fakultetin e Shkencave Sociale në Universitetin e Tiranës.

Përmes projektit të binjakëzimit “Mbështetje për ndërtimin, koordinimin dhe zbatimin e politikave anti-korrupsion”, autoritetet publike të dy Shteteve Anëtare të BE-së hyjnë në partneritet me vendin përfitues me qëllim që ta ndihmojnë administratën shtetërore shqiptare të përgatisë anëtarësinë në BE. Synimi i këtij instrumenti është të arrijë rezultate konkrete përmes veprimtarive të përbashkëta. Binjakët e Shqipërisë në projektin aktual janë Austria dhe Gjermania. Ato do ta mbështesin Shqipërinë gjatë 29 muajve të ardhshme në luftën kundër korrupsionit.

“Më lejoni të jem i qartë, nuk do të kursehen përpjekjet për të hartuar politika dhe veprime konkrete për ta çrrënjosur plagën e korrupsionit”, iu drejtua audiencës Christian Danielsson, Drejtor i Përgjithshëm i BE-së për Politikat e Fqinjësisë dhe Negociatat e Zgjerimit. “Ajo ndikon drejtpërdrejt në jetën e qytetarëve në shumë drejtime. Ajo ndikon në funksionimin e administratës publike dhe në cilësinë e shërbimeve. Ajo ka një efekt të dëmshëm mbi ekonominë. Ndaj kjo do të thotë në terma konkretë më pak shkolla, më pak spitale dhe më pak vende pune. Ja pse jemi sot këtu. Ja pse ky projekt është i rëndësishëm. Lufta kundër korrupsionit në Shqipëri është themelore për ta çuar përpara procesin e zgjerimit“ shtoi ai.

Rezultatet e pritshme nga ky projekt lidhen me përmirësimin e kapaciteteve të institucioneve përgjegjëse për anti-korrupsionin, por gjithashtu për vendosjen e mekanizmave për zbatimin e ligjeve të Sinjalizuesve dhe të Drejtës për Informim, për të përmirësuar mbikëqyrjen efektive dhe kontrollin e financave të partive politike, për të përmirësuar intolerancën publike ndaj korrupsionit etj.

Drejtuesi i Projektit Helmut Weichhart tha: “Me mbi 50 ekspertë dhe një ekip me përvojë në terren në Tiranës jemi të pozicionuar mirë për ta ndihmuar Shqipërinë në mënyrë efikase në luftën e saj kundër korrupsionit”.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY