Një protestë të veçantë kanë zhvilluar sot të rinjtë në Shkodër. Kjo ka qenë një protestë për të shprehur qartazi revoltën dhe distancimin e plotë të të rinjve shkodranë nga deklaratat dhe qëndrimet, sipas tyre, të papërgjegjshme të kryeministrit shqiptar gjatë dhe pas fushatës elektorale në SHBA, ndaj Donald Trump, atij që sot është zgjedhur President i popullit të madh amerikan, “miqve tonë më të mirë, aleatëve tanë strategjik, shembullit të demokracisë dhe lirisë botërore”.
Mes pankartave që mbanin në duar, ku binte në sy shprehja, “Me ken pro amerikan, të tana i ban!”, organizatorët e kësaj proteste, shprehen se, “Deklaratat dhe qëndrimet e papërgjegjshme të kryeministrit tonë të marrë me qira, i konsiderojmë si një dëm të jashtëzakonshëm që i është bërë Shqipërisë, shqiptarëve kudo ku janë dhe çështjes kombëtare në përgjithësi. Prandaj jemi këtu për të shprehur qartë se rinia shkodrane dhe ajo shqiptare nuk do të pranojë kurrë deklarata dhe qëndrime ofenduese, denigruese ndaj përfaqësuesve të popullit Amerikan miqve tanë të mëdhenj historik”.
Të rinjtë shkodranë dhe të rinjtë demokratë protestuar sot në rrugët kryesore të qytetit edhe për papunësinë, për mungesën e shanseve, tarifat e rritura të edukimit, për krimin që po sundon vendin, për kanabizimin e Shqipërisë.
Të rinjtë dënuan penalizimin që Edi Rama po i bën Shkodrës me mosdhënie fondesh, vetëm për shkak se qytetarët atje nuk e votuan në zgjedhjet lokale.
Gjithashtu, të rinjtë protestuan për faktin se në kushtet e varfërisë ekstreme, të përmbytjes e pasojave të saj, Edi Rama bën turistin në Amerikë.
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/