Tiranë, arrestohet Etrit Berisha

Tiranë, arrestohet Etrit Berisha

55
0
Shares

Seksioni për Korrupsionin, në Drejtorinë Vendore të Policisë Tiranë, në bashkëpunim më Prokurorinë e Task Forcës të rrethit Gjyqësor Tiranë, kanë bërë të mundur kapjen dhe ndalimin e Etrit Berisha, 33 vjeç, banues në Tiranë, me detyrë inspektor në Drejtorinë Rajonale të AKU Tiranë (Autoritetit Kombëtar të Ushqimit), person i cili ishte shpallur në kërkim më datë 20. 09. 2016. Sigurisht, nuk bëhet fjalë për portierin e Kombëtares sonë të futbollit, por për një person tjetër.
Ndalimi i këtij personi, u bë pasi dyshohet se ka kryer veprën penale të “Korrupsionit pasiv të personave që ushtrojnë funksione publike”.
Sipas Policisë së Tiranës, mësohet se më datë 20. 09. 2016, është ndaluar bashkëpunëtori i tij, Indrit Korbi.
Nga hetimet e kryera, ka rezultuar se këta dy persona në bashkëpunim me njëri-tjetrin, gjatë ushtrimit të detyrës së tyre si inspektorë në Drejtorinë Rajonale Tiranë të AKU (Autoritetit Kombëtar të Ushqimit), dyshohen se kanë ushtruar presion për një kohë të gjatë, i kanë kërkuar dhe marrë shumën prej 20.000 lekë (të reja) një subjekti privat për zhbllokimin e aktivitetit të tij, të bllokuar disa muaj më parë nga AKU – Drejtoria Rajonale Tiranë.
Materialet proceduriale iu kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për veprën penale të “Korrupsionit pasiv të personave që ushtrojnë funksione publike” të kryer në bashkëpunim, parashikuar nga Neni 259-25 i Kodit Penal.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY