SKANDAL/ Në burgjet shqiptare hyn i saktë dhe del i çmendur

SKANDAL/ Në burgjet shqiptare hyn i saktë dhe del i çmendur

85
0
Shares

Ministri i Drejtësisë, Ylli Manjani paralajmëron mbylljen e burgut të Zaharsisë, ku mbahen të izoluar të dënuarit me probleme mendore. Mungesa e një Spitali Psikiatrik Ligjor ka bërë që rreth 120 të sëmurë mendorë të mbahen në burgun e Zaharisë në Krujë.
Ministri Manjani deklaroi sot se në këtë burg nuk mund të qëndrojë më asnjë i sëmurë mendor.
Ministri Ylli Manjani bëri të ditur se në të gjitha burgjet e vendit vuajnë dënimin rreth 500 të sëmurë mendorë, prej të cilëve 189 rezultojnë të sëmurë që përpara dënimit, ndërsa pjesa tjetër ka shfaqur probleme gjatë qëndrimit në qeli.
“Nuk kemi trajtim të specializuar mendor në burgje. 189 janë dënuar nga gjykata me detyrim për tu mjekuar, nuk duheshin vendosur në burgje. Nuk na vijnë mjekë të specializuar për të sëmurët mendorë në burgje. Është përgjegjësi e drejtuesve të burgjeve të krijojnë mjedis njerëzor”, deklaroi Manjani.
Sipas Manjanit, është rënë dakord me ministrin e Shëndetësisë që të sëmurët mendorë të burgjeve të trajtohen në spital.
Rreth 120 persona, për të cilët gjykata ka vendosur masën shtrim në Spitalin Psikiatrik dhe shtrim i detyruar, qëndrojnë në Zahari, i cili ngjason më shumë si një “kamp përqendrimi”, sesa një spital psikiatrik ligjor.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY