SKANDAL/ Edi Rama merr në kontroll hapjen e dosjeve të Sigurimit të...

SKANDAL/ Edi Rama merr në kontroll hapjen e dosjeve të Sigurimit të Shtetit

62
0
Shares

Partia Demokratike ka denoncuar sot, përjashtimin e opozitës nga procesi i hapjes dhe verifikimit të dosjeve të Sigurimit të Shteti.
Për këtë përjashtim, nënkryetari Edmond Spaho, ka paralajmëruar se PD do t’i drejtohet BE-së dhe SHBA-së.
“Duke qenë se kemi të bëjmë me një çështje shumë të rëndësishme, për të cilën opozita ka më shumë se një vit që është investuar, jemi në kontakte me të gjithë aktorët që kanë rol në këtë proces. Kemi informuar dje përfaqësuesit e një vendi të rëndësishëm të BE dhe sot do t’i drejtohemi përfaqësuesve të tjerë të BE-së dhe SHBA-së për t’i informuar për përjashtimin nga ky proces shumë i rëndësishëm: nga hapja e dosjeve të ish-Sigurimit dhe verifikimit të gjyqtarëve dhe prokurorëve për të shkuarën e tyre komuniste. Ky proces po merret nën kontroll nga kryeministri Edi Rama”, denoncoi dhe paralajmëroi Spaho.

 

Denoncim i plotë i nënkryetarit të Partisë Demokratike, Edmond Spaho


edmond spaho, 15 nentorEdi Rama me një gur dëshiron të vrasë dy zogj, të kapë edhe procesin e hapjes së dosjeve të ish – Sigurimit të Shtetit, por njëkohësisht të fusë duart edhe në sistemin e drejtësisë, nëpërmjet kontrollit të lidhjes së gjyqtarëve dhe prokurorëve me të shkuarën komuniste, pra atë që parashikohet në procesin e Vettingut.
Kuvendi i Shqipërisë para disa kohësh ka miratuar ligjin për hapjen e dosjeve të ish – Sigurimit të shtetit, për të cilin do të krijohet një autoritet përgjegjës për hapjen e dosjeve dhe transparencën ndaj publikut dhe të gjithë të interesuarve.
Po kështu, në ligjin e Vettingut i cili është miratuar para disa muajsh, me kërkesën e Partia Demokratike, u kërkua që të gjithë prokurorët dhe gjykatësit e rinj që do të jenë pjesë e sistemit të drejtësisë të mund të verifikohen edhe për lidhjet me të shkuarën komuniste për shkak se në sistemin aktual të drejtësisë kemi me dhjetëra dhe me qindra individë të cilët kanë ushtruar aktivitetin gjatë periudhës së diktaturës dhe kanë dhënë vendime në favor të diktaturës, dhe ky takëm nuk është e udhës dhe as e logjikshme të jetë pjesë e sistemit të ri të drejtësisë.
Dy do të jenë strukturat të cilat do të verifikojnë gjykatësit dhe prokurorët të cilët do të hyjnë në sistemin e ri të drejtësisë: Verifikimin pasuror që e bën ILDKPI që është nën kontrollin tërësor të Edi Ramës si dhe verifikimin e lidhjes me të shkuarën komuniste, të cilën do ta bëjë Autoriteti i Hapjes së Dosjeve dhe që do të krijohet dhe do të ketë në përbërje të tij pesë anëtarë, nga të cilët; njëri propozohet nga Këshilli i Ministrave, një kandidat i dytë nga shoqëria civile, një kandidat i tretë nga Shoqata e të Përndjekurve politikë dhe dy kandidatura jepen  nga Kuvendi i Shqipërisë.
Për dy kandidaturat të cilat do të propozohen nga Kuvendi i Shqipërisë kam kontaktuar me z.Taulant Balla me synimin për të përshpejtuar procesin dhe u ra dakord sikurse është në traditën 25 vjeçare të Kuvendit të Shqipërisë, të sigurohet përfaqësimi i të dy krahëve të spektrit politik të Kuvendit, pra nga të dy kandidaturat një të propozohet nga mazhoranca dhe një të propozohet nga opozita. Veprim të cilin ne e kryem, e depozituam propozimin tone me 28 firma të deputetëve, në Kuvend. Çuditërisht ditët e fundit mësova që mazhoranca ka paraqitur dy kandidatura për Autoritetin e Hapjes së Dosjeve dhe synon që me mekanizmin e votës që disponon edhe në Komisionin e Ligjeve, por edhe në seancë plenare, t’i kalojë të dy kandidaturat. Autoriteti do të përbëhet nga tre përfaqësues të mazhorancës, ai i kryeministrisë dhe dy kandidatura të Kuvendit, dhe një përfaqësues i shoqërisë civile dhe një përfaqësues i shoqatave të përndjekurve politikë.
Në këtë mënyrë opozita është përjashtuar tërësisht nga autoriteti, gjë që u vërtetua në Komisionin e Ligjeve dje në mbledhjen e radhës, me gjithë insistimin e përfaqësuesve tanë që të respektohet marrëveshja verbale e arritur nëpërmjet meje dhe z. Taulant Balla, si edhe të garantohet përfaqësimi i opozitës në dy procese të rëndësishme, si hapja e dosjeve të ish-sigurimit të shtetit dhe procesi i verifikimit të gjyqtarëve dhe prokurorëve në lidhje me të shkuarën e tyre komuniste. Pra, opozita është përjashtuar tërësisht nga këto dy procese. Për rrjedhojë me hapin e radhës të ndërmarrë nga Edi Rama, hapjen e dosjeve do ta kryejë mazhoranca, derivatet e Partisë së Punës të cilët i kemi në këtë mazhorancë, dhe për më tepër, verifikimin e gjyqtarëve dhe prokurorëve për sistemin e ri të drejtësisë, gjithashtu do ta bëjnë derivatet e Partisë së Punës duke përjashtuar tërësisht opozitën.

Pyetje: Çfarë do të bëjë opozita në momentin që raporti që ka kaluar tashmë në Komisionin e Ligjeve vjen në seancë plenare të enjten, cili është hapi që do të ndërmerrni?

Duke qenë se kemi të bëjmë me një çështje shumë të rëndësishme për të cilën opozita ka më shumë se një vit që është investuar dhe që ka të bëjë me reformën në drejtësi dhe veçanërisht procesin e vettingut, që ti shërbejë ngritjes së sistemit të ri, ne jemi në kontaktet me të gjithë aktorët që kanë rol në këtë proces. Kemi informuar direkt një përfaqësues të një vendi të rëndësishëm të BE-së dhe gjithashtu sot do t’i drejtohemi me një letër përfaqësuesve të Bashkimit të Europian dhe të Shteteve të Bashkuara, në mënyrë që t’i informojmë për këtë rast të pa precedent, të përjashtimit të opozitës në dy procese shumë të rëndësishme. Hapjen e dosjeve të ish-sigurimit të shtetit dhe së dyti përjashtimin për verifikimin e gjyqtarëve dhe prokurorëve, për lidhjet  e tyre me të shkuarën komuniste.
 

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY