Foto Ilustruese
Reshjet e fundit kanë shkaktuar probleme të mëdha në Bashkinë e Tropojës. Mbi 30 ura janë shembur nga vërshimi i përrenjve malorë, ndërsa rruget rurale në një gjatësi 110 km kanë pësuar dëme nga shembjet dhe materialet inerte.
Janë dëmtuar 20 shtëpi banimi nga të cilat 10 janë të pabanueshme.
Probleme ka pasur dhe në lagjen “Partizani” në Tropojë, ku ka pasur dhe mungesë të shpeshtë të energjisë elektrike.
Ndërkohë në Kukës, pas shqetësimit të vazhdueshëm të ngritur nga banorët, bashkia ka nisur furnizimin me dru për ngrohje në institucionet arsimore.
Sipas Sekretarit të Përgjithshëm në bashki, janë marrë masa që gjatë dimrit të mos mungojë ngrohja në çerdhe, kopshte dhe shkolla.
Kukësi njihet për temperaturat e ulëta gjatë stinës së dimrit dhe mungesa e ngrohjes ne institucionet arsimore e bën të pamundur frekuentimin e tyre.
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/