Nuk kane fund shpenzimet dhe abuzimet e qeverise me fondet. Dje hyne ne dogane 64 makinat e para, nga 164 makinat e tipit Toyota qe qeveria ka blere per veten e vet. Plot 3.2 milione euro te shpenzuara per makina lluksi, dhe zero lek investime publike ne favor te qytetareve, deklaroi sot ish-Kryeministri Berisha.
“A ju kujtohet kur Edi Rama iu sul projektit kombetar te rrugeve qe une zbatova? Mbi 11 mije km rruge e autostrada. Per cfare duhen vetem rruget, thoshte. Por si nje injorant i plote ne qeverisje, as qe e kishte konceptin se rruget jane zhvilim. Ne 3 vjet nuk ka perfunduar asnje kilometer, por ka blere me shume se sa jane blere nga viti 2000 gjer ne vitin 2013.
Ai dhe ministrat e tij te gjithe blene sapo hyne ne zyra makina te reja dhe tani po blejne perseri 164 makina te reja, pervec miliona eurove per zyra, ëc-ra e salltanete kur shqiptaret nuk kane c’te hane apo po permbyten ne uje ne mes te te ftohtit”, komentoi Berisha në lidhje me ardhjen e makinave tgë reja që përdoren për qeverinë.
Makinat janë stacionuar tek Parku i Delegacioneve në Tiranën e Re.
Ndërkaq qeveria shqiptare ka deklaruar se qeveria japoneze i ka dhuruar asaj shqiptare 129 makina Toyota, prodhim i vitit 2016 dhe që në total kapin vlerën e 4 milionë dollarëve.
Sipas një burimi të qeverisë cituar nga topchanel, bëhet fjalë për një ndihmë në kuadër të një marrëveshjeje të nënshkruar më 29 korrik të 2015-s, që synon promovimin e makinave të gjeneratës së re dhe miqësore me mjedisin.
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/