Ankesave ndaj kryebashkiakut të Tiranës i është shtuar edhe një nga radhët e të afërmëve të PS-së. Ka qenë motra e nënkryetarit të grupit të PS, Taulant Balla e cila është ankuar për mënyrën se si kryhen punët nga policët bashkiakë të Tiranës.
Fjoralba Balla Soukis, në adresën e saj në Instagram me emrin Paris Alba, ka shprehur revoltën e saj për një situate të pakëndshme. Punonjësit e policisë bashkiake i kanë bllokuar makinën dhe e kanë lënë në këmbë së bashku me fëmijën 6-muajsh. Zemërimin duket ia ka shtuar më shumë ironia e policëve bashkiakë që i kanë “këshilluar” të marrë një taksi dhe të shkojë të paguajë gjobën tek ish-Parku i Autobusëve në rrugën e Kavajës.
“Pra tanimë në rastin tim duhet të marr një fëmijë të vogël 6 muaj, ta hipi në një taxi, të shkoj në sportel dhe të paguaj gjobën, sepse këtij kodoshit edhe shefit të tij në mbledhjen e radhës i kanë thënë: mblidhni sa më shumë gjoba se na duhet buxhet”, shkruan motra e Taulant Ballës në “Facebook”.
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/