JUSTIFIKIMI QESHARAK/ MEI: Rritëm akcizën e gazit për të mbrojtur konsumatorin

JUSTIFIKIMI QESHARAK/ MEI: Rritëm akcizën e gazit për të mbrojtur konsumatorin

76
0
Shares

Pas deklaratave të ministrit  të Mjedisit Lefter Koka që u shpreh kundër vendosjes së akcizës për gazin e lëngshëm që përdoret për automjetet, ka reaguar ministria e Energjetikës. Sipas saj një masë e tillë bëhet për të mbrojtur konsumatorët familjarë nga mbushja e bombolave në pikat e karburantit, duke diferencuar kështu shitjen.
“Gazi që shitet për automjetet kuptohet që ka infrastrukturën e tij të shitjes. Kurse gazi për bombola është i ambalazhuar në bombolat e sigurisë.  Kurse gazi për automjetet duke qenë se deri sot është abuzuar, ku janë mbushur bombolat për konsumatorët, pra, për qytetarët, ka krijuar dhe një risk më shumë për jetën e tyre dhe sigurinë në konsum”, thotë Eduart Gjokutaj, këshilltar ekonomik, MEI.
Tjetër aspekt është formalizimi i tregut.
“Unë nuk di të ketë ndonjë studim të mirëfilltë se kush ndot më shumë a më pak, po ta marrim të mirëqenë se gazi ndot më pak. Do të thosha që konsumi i gazit përmes vendosjes së masave të sigurisë dhe ndarjes së pikave të tregtimit i jep një tjetër hapje tregut. Për arsye që dihet se tregu formal është ai që do të prevaloj mbi tregun formal”, thotë Gjokutaj.
Paketa e re fiskale e qeverisë parashikon duke filluar nga viti tjetër vendosjen e një akcize për gazin e lëngshëm për automjetet në vlerën 13 lek për litër.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY