Foto ilustruese
Eksplozivi që u hodh në Fushë Krujë këtë pasdite ka dëmtuar të paktën pesë makina, sipas dëshmitarëve në vendngjarje.
Tre persona u afruan tek disa makina të parkuara në qendrën e qytetit dhe hodhën eksplozivin mes tyre.
Makinat ishin parkuar pranë ish-shtëpisë së oficerëve.
Shpërthimi ka qenë i fuqishëm, thanë dëshmitarët.
Njoftimi I policise:
Më datë 15.11.2016, rreth orës 17:45, në trotuar në lagjen”Punëtori”, Fushë-Krujë është hedhur një sasi e vogël eksplozivi.
Për pasojë janë shkaktuar dëme të vogla materiale duke u krisur xhamat e tre mjeteve të parkuara në anë të rrugës ku ka shpërthyer lënda eksplozive.
Në vendngjarje ndodhen Efektivat e Policisë, të cilët po punojnë për identifikimin e autorëve dhe zbardhjen e plotë të ngjarjes.
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/