VIDEO/ Edi Ramën e bëjnë për “ujë të ftohtë”, në ekspozitën e...

VIDEO/ Edi Ramën e bëjnë për “ujë të ftohtë”, në ekspozitën e pikturave në New York

48
0
Shares

Kryeministri Edi Rama u përball me disa pyetje që ai s’i priste t’i dëgjonte në një ekspozitë arti në “Marian Goodman Gallery” në New York, SHBA. Eriola Pirra, një prej të pranishmeve në konferencën për shtyp, i tha se ai po e përdorte artin për propagandë. Ajo iu drejtuar të pranishmëve duke i pyetur se sa prej tyre i njihnin në të vërtetë politikat e Ramës, sjelljen e tij ndaj institucioneve, mënyrën autokrate të kontrollit të mediave dhe të nivelit të lartë të korrupsionit në përzierje me mafien e ndërtimit dhe me drogën (min 1:50 në videon e mëposhtme).

“Siç doli qartë gjatë diskutimit sot pasdite, arti i Ramës është i ndërthurur ngushtë me politikën. Por kjo ka lidhje në radhë të parë me statusin e tij si politikan dhe jo me politikat e tij. Në fakt, siç e provon vetë arti që pamë, është statusi i tij si politikan që provon dorën me art që na ka mbledhur këtu. Politika në përgjithësi dhe veçanërisht politikat e tij mungojnë krejt, janë të padukshme, ose të shpëlara me art. Dhe meqë Rama tani së fundi po njihet edhe për mënyrën si i shpërfill kritikët e vet dhe ata që nuk pajtohen me të, pavarësisht nëse nga opozita apo nga shoqëria civile, unë po ia drejtoj pyetjen – në mënyrë njëfarësoj retorike – publikut: Sa prej jush dinë diçka për politikën e Ramës, përtej propagandës së ‘bojatisjes së qytetit’? Dhe më lini t’u ndihmoj me këtë. Sepse ka pasur…
– Shkatërrim sistematik të institucioneve publike, të tilla si të arsimit të lartë, që ka çuar në burgosjen dhe përndjekjen e protestuesve studentë
– Korrupsion në nivelet më të larta të qeverisë dhe përzierje sistematike me mafian e ndërtimit dhe të drogës
– Kontroll autokratik ndaj mediave mainstream, që është pasuar nga censurimi i mediave alternative dhe sociale
– Përdorimi i artit si vegël propagandistike për t’i estetizuar të gjitha këto probleme e ka vënë artin në pozicionin më të vështirë, madje edhe po të përfshijmë në krahasim 8 vjetët e një qeverie të djathtë. Dhe pyetja ime shtesë për Ramën ishte: ‘Si mendoni se duhet të protestojnë artistët ndaj politikave tuaja?’”,
shkruan Eriola Pirra.

I vënë në siklet, kryeministri iu përgjigj duke thënë se ajo nuk e kuptonte atë dhe se Komisioni Europian sapo kishte dhënë për Shqipërinë rekomandimin për hapjen e negociatave:

“Shqipëria mori dy ditë më parë rekomandimin e KE për të hapur negociatat, që nuk është kaq e lehtë. Nëse KE, i cili nuk njihet si shumë dashamirës, po hap negociatat me këtë vend problemi do të kishte qenë shumë global. Mendoj se problemi është shumë i thjeshtë, “ju nuk e keni kuptuar”. Përndryshe si do t’i kishte hapur KE negociatat?”.

Pas konferencës, Eriola Pirra tha se nga pyetjet e saj dhe përgjigjet e Ramës doli qartë se akush nga organizatorët e ekspozitës apo të pranishmit nuk e kishte idenë për politikat e Ramës në Shqipëri.

“Në takimin që kryeministri shqiptar/piktori Edi Rama nga Tirana mbajti sonte në NY, pata mundësi t’i drejtoj atij një pyetje. Edhe pse nuk prisja shumë, përgjigjja e tij autokratike ishte se ‘unë thjesht nuk po e kuptoja (you don’t get it)’ teksa të gjithë ata që ishin në sallë, përfaqësues të botës së artit në NY, e pranuan në heshtje se nuk e kanë idenë për politikat e Ramës në Shqipëri. Këto po i referoj këtu, në mënyrë që askush të mos e keqkuptojë ose keq-riprodhojë pyetjen time si dhe që askush të mos e përdorë për baltosje politike”, u shpreh ajo. Lapsi.al

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY