Itali, arrestohet “kapoja” shqiptar i shpërndarësve të kokainës

Itali, arrestohet “kapoja” shqiptar i shpërndarësve të kokainës

137
0
Shares

Një shqiptar, drejtuesi i grupeve të shpërndarëve të drogës në Parioli të Romës, në një prej ndalesave të tij u përball me policinë.
Pas kontrolleve, i janë gjetur 13 doza kokainë dhe 400 euro para të gatshme.
Bëhet fjalë për një 24 vjeçar shqiptar me iniciale L. E., i cili ka përfunduar në pranga. Bashkë me të, janë kryer edhe 18 arrestime të tjera për vepra penale që lidhen me drogën.
Policia tha se gjatë një hetimi të shkurtër, kanë identifikuar një shtëpi në “Rodolfo Verduzio”, brenda së cilës janë gjetur doza kokaine dhe hashashi si dhe rreth 3 800 euro. Gjatë aksionit, janë arrestuar dy shqiptarë dhe një rumun.
Gjatë një kontrolli tjetër, policia gjeti në banesën e një 35-vjeçari roman, tre pako hashash dhe një fletore me llogari të veprimtarisë së drogës.
Në një aksion tjetër, dy të rinj, përkatësisht 20 dhe 21 vjeç, u kapën në befasi duke këmbyer pagesat e drogës.
Atyre ju gjetën disa doza kokaine dhe hashashi.  Ndërkohë, një 48-vjeçari  nga Roma ju gjetën 48 doza kokainë. Ai e hodhi drogën në tokë kur u pikas nga policia në përpjekje për të shpëtuar.
Në një rast tjetër, teksa policia i trokiti në derë, një 24 vjeçar hodhi lëndën narkotike në tualet. Policia i gjeti 55 gram hashash, 40 gram kokainë, rreth 210 grama manitol, materiale për paketim, fletore me emrat e blerësve dhe llogaritë si dhe 5900 euro.
Në total, policia italiane ka sekuestruar 1.5 kg drogë si dhe më shumë se 11 mijë euro para të gatshme.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY