Specialistët e Seksionit të Krimeve ndaj Jetës, në Drejtorinë Vendore të Policisë Tiranë, në bashkëpunim me Drejtorinë e Krimeve të Rënda në Policinë e Shtetit, kanë bërë të mundur kapjen në flagrancë të…
1. Edmond Marku, 32 vjeç, banues në Durrës, i shpallur në kërkim nga Komisariati i Policisë Lezhë për Vjedhje.
2. Blindim Isa, 25 vjeç, banues në Kukës, i dënuar më parë për Vrasje me dashje.
3. Artur Shehu, 22 vjeç, banues në Tiranë, i dënuar më parë për Prodhim dhe mbajtje të lëndëve narkotike.
4. Klodjan Koca, 34 vjeç, banues në Fush-Kuqe.
Arrestimi i këtyre personave, u bë pasi në bashkëpunim me njëri-tjetrin, janë kapur në flagrancë duke përgatitur një silenciator, për ta montuar në pistoletën tip “Zastav”, të cilën e mbanin pa leje. Këtë armë po e përgatisnin për të kryer vrasjen e një shtetasi, për motive gjakmarrje (nuk jepen të dhëna mbi personin e shenjestruar për arsye hetimi dhe sigurie).
Arma e sipër cituar është gjetur në banesën e shtetasit Edmond Marku, e cila u sekuestrua në cilësinë e provës materiale.
Materialet proceduriale i’u kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së shkallës së Parë Tiranë, për veprat penale të “Sigurimi i kushteve dhe i mjeteve materiale për të kryer vrasje” në bashkëpunim dhe “Armëmbajtje pa leje”, parashikuar nga Nenet 80/25 dhe 278 Kodit Penal.
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/