BIZNESET/Punonjësit tanë vuajnë për këto aftësi…

BIZNESET/Punonjësit tanë vuajnë për këto aftësi…

81
0
Shares

1. Disa biznese nuk janë të kënaqur me aftësitë e punonjësve të tyre ekzistues. Rreth 15% e bizneseve deklarojnë se punonjësit e tyre ekzistues nuk i kishin aftësitë e duhura. Profesionet ku vërehet mospërputhja e aftësive janë kamerierët, punëtorët e ndërtimit dhe shitësit e dyqaneve. Më shumë se 95% e bareve & restoranteve, që përfaqësojnë rreth 10% të bizneseve të vogla në Shqipëri, kanë pritshmëri më të mëdha përsa i përket aftësive të kamerierëve dhe/ose banakierëve të tyre. Mungesa e aftësive përkatëse tek punonjësit aktualë duket relativisht shumë e lartë për sektorët e Furnizimit me Ujë, Kanalizimeve, Mbetjeve si edhe për sektorët e Minierave e Guroreve.

2. Ekziston një ndërvarësi e qartë midis madhësisë së biznesit dhe të paktën një pozicioni me punonjës pa aftësitë e duhura. Bizneset e vogla deklarojnë se kanë punonjës që nuk i kanë aftësitë e duhura dhe kjo lidhet më shumë me kamerierët dhe banakierët. Bizneset e pakënaqura të cilët punësojnë kamerierë kanë të punësuar 63% të forcës së punës mashkullore. Numri më i madh i bizneseve të pakënaqura me aftësitë e punonjësve gjendet në Rajonin Jugor.

3. Përsa i përket Rajoneve, ai Jugor ka shkallën më të lartë të bizneseve të pakënaqura me aftësitë e punonjësve të tyre. Në Rajonin Verior, mungësitë janë më të lidhura me profesionet në industritë prodhuese, të minierave dhe asaj të ndërtimit. Në Rajonin Qendror janë të lidhura më shumë me profesione në sektorin e shërbimeve, ndërsa në Rajonin Jugor pakënaqësitë lidhen më shumë me profesione të sektorëve të shërbimeve dhe ndërtimit.

4. Personave që punojnë si kamerierë, banakierë, kuzhinierë dhe recepsionistë, në shumicën e rasteve, ju mungojnë aftësitë e komunikimit ndërsa shitësve ju mungon aftësia për të punuar në ekip. Punëtorët e ndërtimit dhe të zanateve të lidhura me të (duke përjashtuar elektriçistët) nuk kanë përvojë të mjaftueshme pune. Kjo përforcon përfundimin logjik se megjithëse arsyet janë shumë të ndërlidhura me njëra tjetrën, shkaku kryesor është “Njohuri të pamjaftueshme që në kohën e rekrutimit”, që do të thotë në fakt se kjo është ajo çka mund të gjesh në tregun e punës.

5. Pothuajse të gjitha kompanitë kanë ndërmarrë të paktën një masë për adresimin e problemit të aftësive të munguara tek punonjësit ekzistues të tyre. Këtu përfshihen edhe bizneset e vogla. Ndërkaq, zëvendësimi i stafit është masa më e përdorur për grupin e bizneseve mikro, ndërsa për grupin e bizneseve të mëdha masa më e përdorur është rritja e mundësive për trajnim.

6. Përsa i përket sektorëve, mungesa e aftësive të duhura tek punonjësit aktualë duket relativisht e lartë për sektorët e Furnizimit me Ujë, Kanalizimet, Mbetjet, si dhe Minierat e Guroret, dhe kjo përfaqëson përkatësisht 41.9% dhe 40.2% të kompanive.

7. Për “Punëtorët e Shërbimeve Personale” (kamerierët, banakierët, kuzhinierët dhe recepsionistët) në 60% të rasteve të vlefshme, shqetësimi kryesor janë afësitë e komunikimit. Për “Punëtorët e Shitjeve” në 50% të rasteve të vlefshme mungesa e aftësisë për të punuar në ekip është shqetësimi më i shpeshtë. Ndërsa për “Punëtorët e Ndërtimit dhe të Zanateve që lidhen me të” (duke përjashtuar elektriçistët) një masë e konsiderueshme prej 86% të rasteve të vlefshme nuk kanë përvojë të mjaftueshme pune.
(Të dhënat janë marrë nga Analiza e Nevojave për Aftësi, 2014, kryer nga Ministria e Punës)

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY