FOTO & EMRI/ Fier, zhduket 21-vjeçarja, nëna dyshon se e kanë trafikuar

FOTO & EMRI/ Fier, zhduket 21-vjeçarja, nëna dyshon se e kanë trafikuar

66
0
Shares

Një nënë në Fier denoncon zhdukjen e vajzës së saj 21 vjeçare prej dy ditësh. Lindita Maloku thotë se vajza e saj Elmira Maloku, e divorcuar dhe me një fëmijë të vogël, është zhdukur pa asnjë gjurmë. 50 vjeçarja apelon që kushdo që ka dijeni të njoftojë në polici, ku thotë se ka denoncuar zhdukjen e së bijës.
“Ka qënë me urdhër mbrojtjeje, ka dhe një djalë që në shkurt i bën dy vjeç. Aktualisht djalin e ka lënë të bashkëshorti për shkak të kushteve që ne nuk i kemi. Pikë së pari po i ofrohem televizionit tuaj që ndokush që e njeh në foto që mundet të shfaqet atëherë të lajmërojë. Nga instancat e policisë së Fierit atë mund ta kenë trafikuar”, apelon Lindita.
Elmira Maloku pas divorcit, prej disa muajsh jetonte me nënën e saj në një ambient aspak të përshtatshëm, ku si banesë shërben një godinë gjysmë e shembur.
E kontaktuar Policia e Fierit, deklaron se nuk ka dijeni për rastin, pasi askush nuk ka denoncuar zhdukjen e 21-vjeçares Elmira Maloku. /OraNews/

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY