Ura e Mifolit pak ore para permbytjes
Në orët e vona të mbrëmjes lumi i Vjosës ka dalë nga shtrati i tij tek Ura e Mifolit duke kapërcyer edhe vetë urën si dhe ka përmbytur një pjes ëtë tregut të fshatit.
Nga vërshimi i lumit, rezulton të jetë përmbytur edhe rruga e Selenicës, në vendin e quajtur Bishti i Malit.
Nisur edhe nga parashikimet e motit, gjatë ditës së sotme ministri i Bujqësisë Edmond Panariti u bëri thirrje banorëve të fshatrave pranë lumit Vjosa që të largoheshin, pasi parashikoheshin përmbytje.
“U bëj thirrje fermerëve dhe bizneseve që të largojnë fillimisht njerëzit dhe bagëtinë dhe pastaj mjetet e materialet që i kanë të magazinuara”, tha Panariti.
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/