VIDEO/ Edi Rama “lëpin atë që kishte pështyrë”…, për Donald Trump

VIDEO/ Edi Rama “lëpin atë që kishte pështyrë”…, për Donald Trump

70
0
Shares

Edi Rama më në fund thyen heshtje… dhe flet për zgjedhjet në SHBA.
Por, “guximi” i tij pas “gjithë të zezave” që kishte thënë për Donald Trump, nuk e kaloi “kufirin” e një statusi në “Facebook”… Megjithatë edhe nga ky rrjet social, Rama u detyrua “të lëpijë atë që kishte pështyrë”…, për Donald Trump
(Për më shumë ndiqni edhe videon bashkëngjitur).
Ndërsa, më se një herë, zgjedhjen e Donald Trump, Edi Rama e kishte “përkufizuar” si “Kërcënim për Amerikën dhe për marrëdhëniet shqiptaro-amerikane. Mos e dashtë Zoti që Amerika ta zgjedhë Trump për president. Është turp për SHBA që të zgjedhin një president si Donald Trump”, pak minuta më parë sapo ka bërë një “piruetë” të fortë.
“Duke i uruar Presidentit Trump fitoren dhe të gjithë suksesin që amerikanët dhe miqtë e partneret e SHBA, i urojnë atij vendi të madh, kam bindjen se marrëdhënia jonë strategjike me Shtetet e Bashkuara, do të vijoje të forcohet në funksion të vlerave e të interesave të përbashkëta, të cilat e bëjnë Shqipërinë një mik e aleat të çmuar të popullit e të qeverisë amerikane”, shkruan Rama në “Facebook”…, a thua nuk ka qenë ky që prej muajsh me radhë kishte marrë flamurin e “liderit botëror antiTrump”.

Postimi i plotë i Edi Ramës në “Facebook”

Populli amerikan beri sot zgjedhjen e tij. Një mike e madhe e Shqipërisë, Kosovës dhe gjithë shqiptarëve, Hillary Clinton, nuk i’a doli dot të behet Presidentja e pare grua në historinë e Shteteve të Bashkuara.
Kundërshtari i saj, Donald Trump, u zgjodh Presidenti i dyzetepestë i SHBA, duke e bindur Sovranin të votoje alternativën e tij, pas një debati të pazakonshëm brenda e jashtë Shteteve të Bashkuara të Amerikës.
Duke i uruar Presidentit Trump fitoren dhe të gjithë suksesin që amerikanët dhe miqtë e partneret e SHBA, i urojnë atij vendi të madh, kam bindjen se marrëdhënia jonë strategjike me Shtetet e Bashkuara, do të vijoje të forcohet në funksion të vlerave e të interesave të përbashkëta, të cilat e bëjnë Shqipërinë një mik e aleat të çmuar të popullit e të qeverisë amerikane.

 

 

 

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY