RRËZIMI I LIGJIT/Bylykbashi: Pronarët do ta marrin pronën e plotë

RRËZIMI I LIGJIT/Bylykbashi: Pronarët do ta marrin pronën e plotë

75
0
Shares

Një ndër drejtuesit e lartë të PD, Oerd Bylykbashi, i cili në emër të PD dërgoi në Kushtetuese ligjin e pronave deklaroi pas vendimit të gjykatës se e drejta e kthimit të pronës dominoi mbi shpronësimin komunist. Bylykbashi tha ish-pronarët do të marrin pronën e plotë dhe me vlerën e sotme të tregut.

“Miq ish-pronare nje lajm shume i mire per ju!

Gjykata Kushtetuese rrezoi rishpronesimin! E drejta e kthimit te prones dominoi mbi shpronesimin komunist!

Me ligjin e pronave Kryeministri deshi t’ju rishpronesonte. Kur prona juaj ishte e lire, Kryeministri ju kthente vetem nje pjese te vogel dhe pjesen tjeter jua rishpronesonte, e kalonte ne fondin shteteror dhe me ankand e blinin miqte e tij.

Gjykata Kushtetuese e quajti kete antikushtetuese dhe shfuqizoi nenet perkatese. Tashme, kur prona eshte e lire, ju do ta merrni siperfaqen te plote dhe fizikisht, me vleren e sotme te tregut dhe jo sipas vleres se kohes kur jua grabiten!

Ky eshte nje hap i madh qe parashtesa poshteruese “ish” te zhduket dhe ju ta gezoni pronen te lire dhe jo niperit e atyre qe jua shpronesuan!

PD ka bere shume nder vite per pronaret. Duhej te bente edhe me shume! Ka patur edhe korrupsion ne 25 vite ne kurriz te te drejtes suaj, por PD kurre nuk jua rishpronesoi pronat sic bene keta qe kane mbire direkt nga rrenja e komunizmit.

Kjo eshte fitore e kauzes suaj qe PD e mbrojti ne Gjykate. PD do te shfuqizoje edhe ato nene qe Gjykata nuk i shfuqizoi por ende cenojne te drejten tuaj!”, deklaroi Bylykbashi.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY